• |
ide | kryesore

DETAJE/ Cilët janë shqiptarët e përfshirë në masakrën e Fosinones

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptari



Shqiptari Kasem Kasmi u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë. Ishte vetëm 27 vjeç. Në vendin fqinj ai njihej edhe me pseudonimin “Carletto”. Një plumb e goditi në qafë dhe i riu vdiq pas vetëm 20 minutash. Autori është bashkëkombasi i tij, 23-vjeçari Mikea Zaka.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 kur Kasem Kasmi, vëllai i tij Ervini dhe disa miq të tyre mbërritën në “Shake Bar” në rrugën “Aldo Moro”. Autori Mikea Zaka ishte ulur në një tavolinë jashtë restorantit në shoqërinë e dy miqve të tij të identifikuar si Giuliano D. dhe Elia D., të dy shqiptarë. Të dy grupet filluan të debatonin me fjalë të cilat më pas ua lanë vendin plumbave.

Në një moment Mikea Zaka qëlloi të paktën 6 herë me pistoletën e tij. Një nga plumbat goditi në qafë Kasem Kasmin. Një tjetër shqiptar është ende i shtruar në kushte shumë të rënda në Poliklinikën “Umberto I” në Romë. Dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin San Camillo dhe Santa Scolastica në Frosinone ku janë operuar për plagë në pjesën e këmbëve.

Autori u tha hetuesve se ai qëlloi pas sherrit për një vajzë. Kjo e fundit, sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, ka qenë fillimisht e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është lidhur me Mikean. Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasem që i kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t’u mbrojtur.

Arma e vrasjes sipas tij u hodh më pas nga një urë mbi lumin Cosa. Shqiptari Kasem Kasmi shkonte shpesh në Romë. Ai shprehej se e donte jetën e mirë, varkat dhe makinat sportive. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Shqipot lane nam. Bredhin me arme neper rruge e restorante. Si do hyj ne BE nje shoqeri e kriminalizuar qe i perket botes se trete, vetem zoti e di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *