• |
ide | kryesore

Zbulohet një shtëpi bari në Firence, në pranga një shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Zbulohet një fabrikë e prodhimit të kanabisit në një magazinë në Sesto Fiorentino të Firences në Itali. Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se në pranga është vënë një shtetas shqiptar ndërsa nën hetim është edhe qiramarrësi i pronës.

Raportohet se janë sekuestruar 729 bimë kanabis dhe 53.3 kg të njëjtës lëndë narkotike të paketuara të bërë gati për shitje. Kjo rezultoi nga një hetim i shpejtë Guardia di Finanza. Ishte era e fortë e kërpit që vinte nga hangari i çoi në dyshimet e agjentëve. Hetimet nisën prej andej dhe nga kërkimet u gjet fillimisht shqiptari që po lëvizte me furgonin e tij.

Më pas hetuesit zbuluan se në kasolle kishte një fabrikë prodhimi droge të përbërë nga makineri të shumta që përdoreshin për kultivimin, ujitjen, ndriçimin, lagështimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës. Shitja e lëndës narkotike do të sillte 200 mijë euro. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *