• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Romë, plagosen dy të rinj shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarë



Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali, raporton ANSANgjarja ka ndodhur mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.

Dy shqiptarët, që rezultojnë të dënuar më parë për drogë. Ata janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, e cila ishte e marrë me qira. 

Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas të njëjtave burime, në vendin e ngjarjes ka pasur të paktën 4 të shtëna. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *