• |
ide | kryesore

FOTO/ Përplaset me motor, humb jetën i riu shqiptar në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar



Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26-vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Mediat greke shkruajnë se motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai është përplasur në parmakë dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas të njëjtave burime, i riu shqiptar i cili jetonte në Nea Jonia Volos kishte një dobësi të veçantë për motorët. Një ambulancë mbërriti në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë. Sektori i Policisë së Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

/LAPSI.al

shqiptar

shqiptar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *