• |
ide | kryesore

“La Repubblica”: Historia e Emanuel Prengës, shqiptarit jetim që Italia i mohon kurimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prenga



Emanuel Prenga është 24 vjeç dhe vuan që nga fëmijëria nga një sëmundje e rëndë. Shqiptari që jeton në Piemonte të Italisë ka marrë vëmendjen e mediave italiane. Ai ka qenë i kufizuar në një karrige me rrota që kur ishte fëmijë pasi ka pësuar paralizë cerebrale infantile.

Është e dukshme se ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe në muajt e ardhshëm do t’i nënshtrohet edhe një operacioni të madh në këmbë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane është fakti se ai ka humbur kujdesin shëndetësor falas.

Qeveria e Giorgia Meloni ka vendosur një tarifë prej 2 mijë eurosh në vit për të gjithë të huajt që kërkojnë të kurohen duke u mohuar në thelb trajtimin atyre që si Emanueli që nuk mund ta përballojnë atë. I ardhur nga një jetimore shqiptare, djali u mirëprit në Piemonte në një nga shtëpitë familjare të Komunitetit Papa Gjon XXIII, i cili tashmë po apelon për zgjidhjen e çështjes së tij.

“Gjendja fizike e Emanuelit e detyron atë të lëvizë me karrocë dhe të jetojë falë pensionit të invaliditetit. Deri në dhjetor 2023, ky kontribut mujor mundi t’i garantonte atij një jetë dinjitoze, duke mbuluar edhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor” – thonë drejtuesit e komunitetit për gazetën italiane “La Repubblica”.

Kur rinovoi regjistrimin në Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë si i huaj, ai zbuloi se duhet të paguante mbi 2000 euro për kujdesin shëndetësor në vend të 387 që paguante zakonisht. Kjo është shuma vjetore e kërkuar nga tashmë nga shteti italian në mënyrë që të marrësh ofrimin e shërbimeve shëndetësore bazë.

Gazeta italiane shkruan se si Emanuel Prenga janë mijëra të huaj, emigrantë apo studentë universiteti, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë 2000 euro në vit. Për këtë çështje kanë reaguar edhe deputetët e PD në opozitë, Chiara Gribaudo dhe Marco Furfaro që kanë kërkuar një seancë pyetjesh në parlamentin italian.

“Shëndetësia është një detyrim për shtetasit jashtë BE-së që banojnë rregullisht në Itali, pavarësisht nga arsyet e qëndrimit të tyre (studim, punë, fe, etj.), prandaj nuk është e mundur të banosh rregullisht në Itali pa pasur një lloj ndihme. Fatkeqësisht, me ligjin e fundit të buxhetit, qeveria vazhdon të sulmojë më të varfrit dhe për këtë arsye ka rritur kontributin vullnetar fiks nga 387 euro në vit në minimumi 2 mijë.

Ndonëse banojnë rregullisht në Itali, nuk janë aspak në gjendje të përballojnë këto shifra. Njerëzit që janë të vetëm, në varfëri apo me aftësi të kufizuara të rënda detyrohen të heqin dorë nga kujdesi shëndetësor. Për ne kjo është një situatë e patolerueshme dhe për këto arsye kemi thirrur urgjentisht ministrin e Shëndetësisë Orazio Schillaci dhe ministren e aftësive të kufizuara Alessandra Locatelli” – thuhet në kërkesën e deputetëve të opozitës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *