• |
ide | kryesore

Maskara e shqiptarëve në Frosinone/ Nuk ishte shkak një vajzë, por paratë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Frosionone



Autoritetet italiane vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve të shqiptarëve në Frosinone të Italisë, ku mbeti i vdekur 27-vjeçari Kasem Kasmi, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga 23-vjeçari Mikea Zaka.

Mediat italiane raportojnë se ditën e martë në morgun e spitalit “Fabrizio Spaziani” në Frosinone është bërë autopsia e trupit të Kasem Kasmit. Ka qenë një plumb në qafë që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mjeku do të bëjë të ditur rezultatet e autopsisë pas 60 ditësh.

Ai që mbetet ende i paqartë është motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Pista kryesore ku janë përqendruar hetuesit janë paratë. Korrikun e kaluar, në shtëpinë e autorit Mikea Zaka u gjetën 20 mijë euro cash. Versioni i dhënë nga i riu për ngjarjen është përplasja për një vajzë, por hetuesit nuk e besojnë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *