• |
ide | kryesore

Rrëfehet i riu që vràu shqiptarin: Kasemi më qëlloi i pari, u vetëmbrojta

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kasemi



Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Frosinone. Zaka, i cili dje kishte mbushur 23 vjeç, ishte dorëzuar në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen. Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.

“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai. Ndërkohë arma e krimit përfundoi në një landfill, por që nuk është gjetur ende.

23-vjeccari prej disa vitesh ka qenë pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ciociaria. Ndërsa prindërit e tij u vendosën në Padova. I riu ka edhe një djalë dy vjeçar nga një lidhje me një grua nga Frosinone. Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një femër, prokuroria nuk i beson kësaj piste.

Hipoteza e hetuesve është se pas të shtënave ka një grindje që lidhet me kontrollin e shpërndarjes së drogës ose prostitucionit. Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç, njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *