• |
ide | kryesore

Vrαsja e ish-boksierit shqiptar në Gjermani/ U ndalua një person, por më pas u lirua

Arkiva, Lajme, Të fundit
boksierit



Mediat gjermane i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë ekzekutimit të ish-boksierit shqiptar, Besar Nimani të shtunën në Bielefeld. Ato citojnë se dyshimet e para të hetuesve për një përplasje mes grupeve kriminale kanë rënë dhe se tashmë po verifikohet pista se vrasja ka motive personale.

Sipas të njëjtave burime, 38-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij dhe në një moment ka parkuar duke hyrë në një dyqan. Kur ka dalë prej tij, rrugën ia kanë prerë dy persona. Ata kanë hapur zjarr menjëherë dhe janë larguar me vrap. Nimani ka humbur menjëherë jetën për shkak të plagëve të rënda që mori në trup.

Policia tha se ndaloi një person me dyshimet se ishte i përfshirë në ngjare, por më pas e liroi sepse nuk gjeti prova. Mediat gjermane kanë gërmuar edhe në të shkuarë problematike të ish-boksierit nga Kosova. CV-ja e Nimanit nuk përfshin vetëm dhjetëra tituj në boks, por edhe dosje të shumta penale. Babai i 3 fëmijëve ishte shpesh në konflikt me ligjin, për shkak të sherreve të dhunshme.

Në vitin 2012, gjykata e qarkut në Bielefeld e dënoi kosovarin me 1350 euro gjobë për goditjen e një njeriu në kokë. Një vit më pas, një situatë në një qebaptore u përshkallëzua. Më 4 gusht 2013, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një shtetas turk. Pasi miku i Nimanit provokoi 44-vjeçarin turk, e goditi me një gotë birre në kokë. Turku nxori më pas një pistoletë, qëlloi sulmuesin e tij goditi me dy plumba në këmbë Nimanin.

Vitin e kaluar, ish-boksieri u arrestua me një gjysmë duzinë armësh zjarri në bagazhin e tij, gjatë një kontrolli policor në Bavari. Ai u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen. Por, nuk dihet nëse Nimani është kërcënuar apo po kryente kontrabandë dhe përdori këtë justifikim për t’u shfajësuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *