• |
ide | kryesore

FOTO/ Si u ekzekutua boksieri shqiptar ne Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit
boksieri



Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani mbeti i vrarë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Lajmin e bënë të ditur familjarët e 38-vjeçarit. Sipas tabloidit gjerman BILD, që raporton deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, – shkroi ai.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej 5 deri në 6 personash ishin ulur së bashku në një lokal. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë restorantit. Thhet se autorët qëlluan 6-8 plumba.

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta. Bild raporton se vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Autorët që kryen këtë vrasje nuk janë identifikuar nga autoritetet gjermane.

Një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013. Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje. ©LAPSI.al

Großeinsatz für die Bielefelder Polizei: Am frühen Abend fielen in der Obernstraße Schüsse. Im Hintergrund ist der Tatort mit Sichtschutzgittern abgesperrt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *