• |
ide | kryesore

Berisha flet për vizitën e Ramës në Gjermani: Mori një mesazh…

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Rama iku në Gjermani ku kishte kërkuar disa takime, por vetëm një takim iu ofrua. Pa dhënë më shumë detaje, Berisha tha se në këtë takim iu dha një mesazh që Rama nuk do ta tregojë kurrë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri shtoi se  Rama i vuri kyçin Kuvendit, pasi shkoi në Gjermani për ekspozitës e shkarravinave.

“Evdin Kristaq Rama i vuri çelësin parlamentit, vrapi në Berlin për të hapur ekspozitën e tij të shkarravinat, Fuga dhe sugari Cakaj hapën lajmet se lideri i tyre, idhulli i tyre do takohej me Angela Merkel dhe kryesorët e Gjermanisë. Shkoi u kthye me bisht në shalë, nuk iu dha asnjë takim, iu ofrua një takim për ti dhënë një mesazh, të cilën ai kurrë nuk do tua thotë ju, e kam fare të sigurta se nuk është zor të monitorosh atë, në qarqet ndërkombëtare flitet për njeriun patologjik. Berlini e priti me rumorin e njeriut të sëmurë psikik, e përcolli me rumorin e njeriut patologjik.

Mirë ju që jeni ushtarë të tij, por shqiptarët që e urrejnë gjer në palcë, urrejtja po rritet si temperatura në ethet e malaries, asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj, ndaj dhe mundësisht na jep pak sqarime me ç’’motiv i vutë drynin Kuvendit ditën e enjte, punon njeriu gjithë javën vjen e gjen drynin se i sëmuri patologjiku si po e quajnë rëndom ndërkombëtarët do të shkonte që mes shkarravinave…” – u shpreh Berisha.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *