• |
ide | kryesore

Përkeqësimi i motit në Elbasan, ndërpritet mësimi në disa shkolla

Lajme, Të fundit



Si rezultat i përkeqësimit të motit dhe rifillimit të reshjeve dëborës në zonat kodrinore dhe malore të Qarkut të Elbasanit janë krijuar probleme serioze në qarkullimin e makianve në zonat e thella si dhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.

Në rrethin e Elbasanit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” (Qafe); Guri i Zi, Benë.

Në rrethin e Gramshit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollën “Tahir Sadiku” (Lenie). Në rrethin e Librazhdit procesi mësimor zhvillohet normalisht pasi reshjet e shiut dhe të dëborës kane filluar para pak minutave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *