• |
ide | kryesore

14-vjeçarja nga Kavaja rrëfen 3 orë para gjykatës ngjarjen e rëndë

Lajme, Të fundit


14-vjeçarja nga Kavaja, e cila u abuzua seksualisht nga një grup adoleshentësh, u paraqit ditën e sotme në gjykatën e Durrësit, për të rrëfyer ato që ka përjetuar në 4 muaj. Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të implikuar në krimin tronditës.

Veprimi hetimor u krye, për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia. Seanca për pyetjen e 14-vjeçares zgjati rreth 3 orë e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësimeve të shfaqura nga ana e të abuzuarës.

 Në dëshminë e saj e mitura i ka qëndruar deklaratave të saj të dëshmuara edhe në polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave.
Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shantazhonin me një video intime.


3 Comments

  1. Puetni me mire Liza ne boten e cudirave spiropalla. Ajo I di me mire pasi sic thote dhe vete ajo gjyshi I ka Telefonu dheka kerku qe prinderit ti Benin Film per ti njohur. Mire si shqipetaret. m Brenda dhe jashte kufijve. gje qe eshte e de uar me ligj

  2. Si nuk e muarren ne pyetje perballe kamerave te -ERTVS-ku te ishte e pranishme dhe -SPIROPILLJA-keta mundohen ta perdorin si-Xhensilen-e atij djalit te deputetit me mbiemrin -Rracaj-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *