• |
ide | kryesore

Qeveria tjetër taksë mbi karburantet

Lajme, Të fundit


Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për ‘kontrollin e pompave’ në stacionet e karburanteve.

Përmes një vendimi të beftë, Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë.
Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lindur në vitin 2016, si propozim i pakërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur ‘Noa Control’. Për dy vite, propozimi mbeti në sirtarët e Ministrisë së Ekonomisë, por çuditërisht, vitin e kaluar ai u riaktivizua në mënyrë të beftë.

Në muajin qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku jo vetëm pranoi propozimin e ‘Noa Control’ për koncesionin, por edhe e shpërbleu këtë kompani me bonus sa 10 për qind të pikëve në tender. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave caktoi menjehërë tenderin, duke lënë si afat tetorin e vitit të kaluar.

Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane e ankimoi procesin në Komisionin e Prokurimit Publik. Në ankesën e detajuar, kompania argumentonte se koncesioni ishte në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa kriteret e vendosura nga Ministria e Financave në tender kufizonin garën, duke paracaktuar si fituese kompaninë ‘Noa Control’.

Ankesa qëndroi për më shumë se 4 muaj në Komisionin e Prokurimeve. Tashmë, Komisioni ka vendosur ta rrëzojë atë, duke i hapur rrugë koncesionit të radhës, i cili për 20 vitet e ardhshme devijon 60 milionë euro, nga buxheti i shtetit te llogaria e një kompanie private.

Koncesioni i pompave është taksa e tretë private, që qeveria u ngarkon qytetarëve te çmimi i naftës. Dy të parat janë ‘tarifa e markimit’ dhe ajo e ‘skanimit’, parà të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës, por në vend që të shkojnë në buxhetin e shtetit, janë devijuar në llogari private përmes koncesioneve, që lindin si oferta të pakërkuara dhe me procedura të kontestuara. /TCH


9 Comments

  1. i dashuri i ministrit te jashtem kosovar caka qe po i mbush vrimat e ter familjes se rames qe nga linda,gregori,edvini pos zahos qe cako ja ka len roshit e rrahman rrajes dhurat don te paguhet mjaftueshem.ter ate qelbe te kenaq kushton mund.

  2. Ndonje sherbim a mund ta beje dhe shteti more njerez ,se po i delegon te gjitha sherbimet e ne vecanti ato qe gjenerojne shume fitime, tek privati????????.

  3. “qeveria” ja ka kaluar Noa Control e cila eshte e Agicons, pra e nje idioti pabuks qe Ahmetaj i ka dhene koncesionin e Naftes dhe te ashensoreve..Defakto eshte kompania e Ahmetaj..

  4. C’te keqe ka nese kontrollin e pompave do ta bente shteti??? A na e shpjegoni pak ju lutem?.Sepse dhe ne Koncensionet e dhena deri tani thjeshte jane rritur cmimet e sherbimeve dhe eshte ulur cilesia e sherbimit.A ka ndonje qe te na vertetoi te kunderten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *