• |
ide | kryesore

Sandër Lleshaj, gjenerali që po bëhet rilindas

Lajme, Të fundit


Dy ditë më parë, në seancën e të enjtes, duket se ishte debutimi i ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ajo e enjte është prova e zjarrit për politikanët e rinj, sidomos për ministrat. Përballimi i opozitës është testi që dikush e kalon, dikush jo. Trajektorja e shumë burrave e grave të mazhorancës së sotme, apo opozitës së djeshme, ka kaluar në varësi të të enjteve të nxehta parlamentare.

Basha është aktualisht në ditë të mira, por aty ka qenë dhe vazhdon të jetë i rëndi Berisha dhe përballja me të, nuk është aspak e lehtë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në seancën e fundit pati kacafytje me të dy, dhe me Bashën dhe me Berishën. Ai u kujtoi udhëheqësve të opozitës, 21 janarin. U tha i keni duart me gjak. Kjo një përpjekje perfide për të bërë një hap të rëndësishëm drejt zemrës së socialistëve, kur dihet se sa peshon ajo datë në botën e tyre. Gjenerali në këtë drejtim është në një normalitet politik. Ai me siguri sapo e ka nisur karrierën, dhe zgjedhja e tij është Partia Socialiste. E nuk është pak ajo çka i ka ofruar Edi Rama, postin më të rëndësishëm në qeveri.

Deri këtu çdo gjë duket normale. Po diçka ka ndodhur këto ditë, që e bën Lleshajn të devijojë vrik nga socialist, në rilindas. Prania e policisë në fakultete, tregon një zell e devotshmëri të pacak të ministrit për t’i shërbyer Ramës në një pikë nevralgjike, siç është kriza e universitetit. Për t’iu gjendur atij në ditë të vështirë. Sandër Lleshaj me siguri e di se ka shkelur ligjin. Dhe e ka bërë me vetëdije. Sepse, është absolutisht e ndaluar që trupat policore të vënë këmbën në ambientet, në auditorët e Shkollës së Lartë. Ka zgjedhur ta bëjë këtë piruetë mbi ligjin, si rilindas besnik për të ndihmuar shefin e tij, jo si socialist. Zor se këtë urdhër do ta kishte dhënë për shembull Fatmir Xhafaj, apo Stefan Cipa, aq më pak Pandeli Majko.

Kanë bërë xhiron e botës ca pamje të Mark Markut që u vihet nga pas policëve, që të kapur prej telefonit të pedagogut, bëjnë si kalimtarë ngalakeqë që u ra rruga andej nga Filologjiku.

Dërgimi i policëve në Fakultet është thyerja që ka bërë Sandër Lleshaj përkundër krejt asaj që dikush mund të priste. Dhe dikush priste tek ai, një njeri strikt, një gjeneral që në fund të fundit që nuk do t’i dërgonte trupat e tij përtej një vije të kuqe, veç nëse do të ishte fare e domosdoshme. Lleshajn nuk mund ta qortojë dikush për të paditur, as për të pakulturë.

Është i kënduar fort mirë, dhe e di se çfarë pamje e papranueshme është policia në fakultet, çfarë dukje e vrazhdë është, ç’kontrast përbën ajo togë barkalecësh në një vend të dijes, aq më tepër të ndërsyer në një përpjekje për të thyer një grevë studentësh e pedagogësh, në një rrekje për të frikësuar një trupë akademike. E di fort mirë këtë, por thjesht, ka shërbyer shefin e tij Rama, i ka kthyer atij besimin. Më kot përpiqet në Parlament të shfaqet si socialist përballë Berishës e Bashës. E ka djegur me vakt fazën, duke u shpallur drejtpërdrejt rilindas, me vetë fajin e tij, me më të madhin fajin e tij./Mapo.al


7 Comments

  1. bushat 21 janarin e beri ti,mero baze,andrea stefani,shullszi,sajmir tahiri,besnik bare,preq zogaj ,soartak ngjala,doshi,toshi,frroket,nard ndoka e ter ndokat e tjer,gjinushi dhe nja 500 kriminel te tjer me ne krye qelbesur raman,ju ne vebd te bllokut i thithet ilir metes pallen ne lalz.te gjith ju.

  2. 21 janari ishte nje TURP dhe krim per qeverine sigurisht, por pergjegjesi te madhe ka dhe opozita. Nxori njerezit ne proteste, dhe duhet ti dilte per zot deri ne fund. Ato ishin vrasje live, pa asnje motiv, njerez te pafajshem, ishin vrasje shteterore.
    POR opozita, sot rilindja ne pushtet cfare beri, per te vendosur drejtesi. Ky kryeminister, si reagoi, te pakten tani qe eshte ne pushtet. Cfare pergjegjesie ndjeu dhe nxorri ky aktor, per keta 4 njerez, qe dolen aty per ta mbeshtetur, humben jeten, lane familjet rrugeve.??
    ASGJE. Dhe keshtu do vazhdoj. Askush nuk eshte denuar per ate maskarade, dhe kasaphane qe u be ne mes te TR, ne mes te dites per diell, live para kamerave dhe syve te qytetareve.
    Dhe e gjithe kjo , se keta jane bashke, mbrojne njeri tjetrin ne halete e tyre.
    Edi Rama nuk ka asnje lidhje me te majten o njerez.
    Edi Rama mbron interesa te tjera.
    Ndaj shikoni veten tuaj, familjet e mos shkoni mish per top.
    Eshte fatkeqesi e ketij populli , qe ka ne krye plera te tilla.
    Me Sandrin mos u merrni, se kaq mundet. Nje urdher dha per policine ne rruge, dhe as e rruajti njeri. Emrin ka Sandri aty, se force nuk i ka dhene njeri.

  3. Duke ndjekur emisionin Opinion të Fefziut, më bëri përshtypje se nga ndonjë avokate e rilindjes së Ramës si pedagogja Iris, apo “moralisti” Muç Nano, për ngjarjen kriminale që ndodhi në Kavajë me abuzimin kriminal seksual në një shkollë të këtij qyteti, tentohej të bëhej fajtore e gjithë shoqëria shqiptare e bile duke i bërë fajtorë qytetart e Kavajës.
    Çuditërisht nuk dëgjova në këtë debat për këtë ngjarje, të përmend ndonjeri prej debatuesve një ngjarje që i ka paraprirë asaj.
    Fjala është për përdhunimin në grup të një vajze.
    Po a nuk ishte kryeministri Rama që jo vetëm përzgjodhi si kryetar bashkie të këtij qyteti Roshin, por edhe e mbronte ate me këmbëngulje kur ju zbulua fakti se edhe ky kishte bërë të njejtin veprim si adoloshentet e shkollës në Kavajë duke përdhunuar në grup një vajzë në Itali ?
    Fenomeni i bulizmit që ka shkaktuar probleme të shumta edhe vetëvrasje, depresione psiqike e deri krime të tilla si rasti i kavajsit kryetar bashkie apo nxënës adoloshent të një shkolle në Kavajë, nuk është thjeshtë një “problem i shoqërisë shqiptare” , por është një problem i përhapur kudo tek të rijte që përdorin rrjetet sociale, por nuk njihet në asnjë vend të Europës ndonjë kryeministër që të marë në nbrojtje një kryebashkiak që ka bërë krimin e përdhunumit në grup.
    Nëse qytetarët kavajas akuzohen se ndonëse e kanë ditur se çfarë ka ndodhur me vajzën e dhunuar dhe kanë heshtur, a nuk është kjo një tregues i mosbesimit që mund të kenë këta qytetarë tek kjo qeveri që mbron kryebashkiakun përdhunues në grup ?

  4. Lleshi keshi njelloj si spiropalla qe ka filluar me fol me, vehten per bemat e qeveris edhe se Familia I thote bravo per punen e mire qe bete qe vajzen ma pertbunuat ne grup dhe qe Policia. SHKOLLA e fshehen po e deshi Zoti qe nuk u vetsafrimisuar qe berisha e denoncoi. Familia ti kerkonte kesaj femre te PA shpirt per tu nngritur dhe mbajtur pushtetin shaqdt dhe pasojat qe can keto te rinj ne kete perdhunim. makaber dhe jo per te bere shou televiziv moj monster hiena. Te Isha prind I vajzes do te denoncoja qe ta I njohin prinderit jo vetem ne si kavaje qe. me pre I njihnim vetem si mbiemra tani I njihem dhe me figure e gjithe Shqiperi a e ne böte. Kjo fale hienes spiropalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *