• |
ide | kryesore

Pas publikimit të videove intime, reagon Nicole Scherzinger

Paparazzi, Slider


Pak javë më parë në rrjetet sociale u përhap një video intime mes dy ish-partnerëve, Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton

. Videoja i përkiste shumë viteve më parë, gjatë kohës që ata të dy ishin në një lidhje me njëri-tjetrin. Nicole ka folur për herë të parë dhe duket se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i personave që kanë publikuar videon. “Sinqerisht nuk e kuptoj pse një person do ta bënte diçka të tillë ose përse do ta publikonin”, – i ka thënë Nicole Elton John sipas “The Sun”. Një burim ka treguar për tabloidin britanik se Nicole ndjehet e dhunuar dhe e cilëson publikimin e videos si diçka ofenduese për të. “Ajo dëshiron të ruajë një profil të ulët publik këto kohë, të mbajë kokën poshtë dhe të vazhdojë punën e saj”, – ka thënë i njëjti burim. Gjithashtu është mësuar se këngëtarja ka kërkuar ndihmë ligjore për fshirjen e videos nga interneti. Kujtojmë se Nicole dhe Lewis kanë qenë në një lidhje romantike me njëri-tjetrin nga viti 2007-2015.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *