• |
ide | kryesore

Kanye West kërcënon komedianin në videoklipin e tij,fansat të shqetësuar

-Instant, F1, Paparazzi



Reperi ,Kanye West ka publikuar  një video shqetësuese për këngën e tij “Eazy” të martën, vetëm disa orë pasi një gjykatë nënshkroi kërkesën e Kim Kardashian për t’u shpallur beqare.

Në pamjet e shpërndara në faqen e West-it në Instagram, një version aminacion i Pete Davidson rrëmbehet, lidhet dhe varroset i gjallë.Reperi shihet duke qëndruar në një kopsht teksa dëgjohet teksti, “Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje, vetëm që të mund të rrahja Pete Davidson”.Nga fundi i videos, shfaqet një kamion plot me trëndafila, i ngjashëm me atë që ai i dërgoi Kim  në ditën e Shën Valentinit. Ai pastaj i referohet “Skete”, një pseudonim që ai e  e ka quajtur Davidson disa herë në postimet e rrjeteve sociale tashmë të fshira, pasi në ekran shfaqen fjalët. Menjëherë pas postimit , shumë fansa kanë kritikuar ashpër Kanyen.

“Kjo video e tij është në të vërtetë shqetësuese, Pete duhet të padisë dhe të paraqesë një urdhër ndalimi,” shkroi një komentues ndërsa një tjetër  e etiketoi videon  si “abuzim emocional”, duke deklaruar se “do të përfundojë shumë keq për këtë familje”.”U ndjeva e tmerruar, nuk mund ta imagjinoj se si ndihet Kim. Ai po e terrorizon atë si ndëshkim dhe shpresoj që njerëzit të mos e justifikojnë këtë si art.”Kjo nuk është hera e parë që West ndan imazhe shqetësuese për komedianin, i cili ka qenë i lidhur me Kardashian që nga tetori. Në Janar, ai postoi në rrjetet e tij sociale, meme që i shoqëronte me ofendime ndaj Pete si dhe zbuloi detaje nga martesa e tij me themeluesen e ‘Skims’ duke i kërkuar të riktheheshin së bashku./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *