• |
ide | kryesore

Digjet një makinë në mbikalimin e Sukthit

Lajme, Të fundit


Në afërsi të mbikalimit të Sukthit, në rrugën dytësore Maminas-Shijak është djegur një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një mjet me targa AA 7280 është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Nuk dihen arsyet e djegies së makinës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *