• |
ide | kryesore

Foto nga vendngjarja/ Jurgen Kurti u vra në pritë, autorët ikën me makinë

Lajme, Të fundit


Mësohen detaje të reja nga vrasja e të riut Jurgen Kurti mbrëmjen e kësaj të hëne në qendër të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.20 në zonën e Tiranës së Re. Lapsi.al mësoi se 26-vjeçari, një emër i njohur për drejtësinë u ekzekutua pranë banesës së tij. Lapsi.al mësoi se ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë tip Benz E-Clas i zi në lëvizje. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Image result for jurgen kurti

Sipas të njëjtave burime rruga është njëkalimshe dhe nuk përjashtohet mundësia që ata t’i kenë bërë pritë. Mësohet se në këto momente në disa pika kyçe të kryeqytetit janë ngritur postblloqe të policisë. Burime të lapsi.al thanë se ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

26-vjeçari është arrestuar kohë më parë për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë pasi krimin e mori përsipër daja i tij. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për mungesë provash. Ambulanca dhe forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *