• |
ide | kryesore

Emri/ Me kokainë dhe heroinë në arrest shtëpie, kapet “bosi” shqiptar i trafikut (FOTO)

Lajme, Të fundit



Sipas mediave italiane, identiteti i bosit të drogës është Artan Seferi 32 vjeç dhe prej vitesh zotëronte një treg të lulëzuar kokaine e heroine në zonën e Padovës, Trevisos dhe Vicencës.

32-vjeçari vuante dënimin me arrest shtëpie në zonën e Padovas në Itali, ku ditët e fundit të lejes ai u arratis drejt Muhlheim an der Ruhr, pranë Duisburgut në pjesën veriperëndimore të Gjermanisë.

Shqiptari arriti të arratisej dhe të fshihej falë disa të afërmve të tij që kishte në Gjermani. Të ardhurat e tij nga shitja e lëndëve narkotike shkonin deri në 120 000 euro në muaj gjë e cila i mundësonte një jetë luksi dhe dy herë në muaj blinte makina super të shtrenjta.

“Lufta” e policisë kundër Seferit kishte nisur që në 10 korrik të 2015, ku policia arriti të arrestonte një nga bashkpuntorët e tij, Rexheo Emini 32-vjeç. Sipas raportimeve, mësohet se pas arrestimit të tij, pritet të kryhet dhe ekstradimi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *