• |
ide | kryesore

Incidenti në Indianapolis, Trump target i sulmit të një të pranishmi

Planet


Teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, po mbante një ligjëratë para shoqatës kombëtare të pushkëve “NRA” në Indianapolis duke njoftuar  vendimin e radhës të presidencës së tij për tërheqjen e SHBA-ve nga Traktati Ndërkombëtar për Tregtinë e Armëve, ka qenë target i sulmit të një personi të pranishëm, i cili hodhi në drejtim të tij një aparat celular. Shërbimet sekrete kanë ndërhyrë menjëherë duke vënë në pranga personin që është identifikuar si William Rose.

Marrëveshja për tregtinë e armëve është nënshkruar nga presidenti Barack Obama në vitin 2013. Ky pakt që mbulon mbikqyrjen e armëve konvencionale, ku përfshihen edhe tanket e betejës, avionët luftarakë, si edhe luftanijet, synon rregullarizimin ligjor të shitjes së këtyre pajimeve mes vendeve.

SHBA-të janë vendi kryesues për eksportin e armëve në botë, duke u ndjekur nga Rusia me rata 58 % më të ulëta të shitjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *