• |
ide | kryesore

Niger, 55 të vdekur dhe 36 të lënduar nga shpërthimi i cisternës

Planet


55 persona kanë mbetur të vrarë pas shpërthimit të një cisterne të përmbysur në hekurudhat e trenit, pranë aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Nigerit, Niamej. Sipas autoriteteve dhe dëshmitarëve okularë, prej shpërthimit morën flakë edhe banesat në afërsi të zonës aeroportuale.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat nga zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme, njoftohet se si pasojë e shpërthimit janë lënduar 36 vetë.

Prej kohësh, Nigeri, vend i varfër i Afrikës Perëndimore, po përpiqet të luftojë kontrabandën me karburante nga Nigeria fqinje, e cila është një ndër prodhueset më të mëdha të naftës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *