• |
ide | kryesore

Kapshticë/ Transferta të paligjshme parash dhe falsifikim vizash, në pranga një shtetas turk

Lajme, Të fundit


Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar në flagrancë shtetasin turk me iniciale A.U., 52 vjeç, për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e drejtuar prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 dollarë, 4095 euro të padeklaruara, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara. Mësohet se i ndaluari kryente veprimtarinë e transfertave të paligjshme të parave jashtë vendit, si edhe të falsifikimit të vizave.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *