• |
ide | kryesore

Moskandidimi i Dakos dhe i Sejdinit, Rama: Ma kërkuan vetë, 3 mandate janë shumë

Lajme, Të fundit


Në konferencën e sotme të mbajtur me gazetarë, kryeministri Edi Rama, është pyetur edhe lidhur me mosrikandidimin e kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe të kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Rama u shpreh se përgjimet e dosjes 339, janë thjesht “muhabete telefonash” që nuk dëshmojnë se Dako ka bashkëpunuar me grupin kriminal për manipulim të procesit zgjedhor, duke hequr paralele edhe me “precedentin” e përgjimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimit Tahiri. “Nuk më rezulton të ketë dalë ndonjë përgjim për Vangjush Dakon, mua më rezulton të kenë dalë disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca, por mes tyre dhe nja dy komunikime që nuk tregojnë asgjë për Vangjush Dakon…Më detyroni të kthehem përsëri tek përgjimet që ishin një kazan i madh llafesh mes ca horrave dhe për të cilat u kërkua 24 orë burgosja e Saimir Tahirit. Nuk u nxor asnjë mësim nga fakti që gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg brenda 24 orësh rezultoi asgjë sipas prokurorisë së Antimafias italiane.”- tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, moskandidimi i dy kryebashkiakëve në fjalë ishte kërkesë e tyre, e argumentuar me faktin se 3 mandate, 12 vjet në krye të dy bashkive të mëdha janë shumë. “Thënë këto zëvendësimi qoftë i Dakos qoftë i Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni apo jo është kërkesë e tyre. Prej kohësh 3 mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme, janë shumë.”- u përgjigj kreu i qeverisë.


8 Comments

  1. Mashtron! Gjush akullorja e ka deklaruar publikisht qe e do dhe nje akullore tjeter. Do marri vetem kaushin kete rradhe.

  2. hahahahaha, sa rob te pacipe

    tallu gjatosh tallu, ke ra ne popull ta dobet dhe injorant

    popull qe nderroi fe nja 200 here , pagane, krishtere, islame, ateiste, komuniste (fe radikale eshte dhe kjo)

    qe tu vdek per buke, shyqyr qr ra muri i berlinit se nuk kishte per tu ngrit kurre njeri, pra perfitoi qyl nga revolucioni i te tjereve…

    vete nuk kena bo kurre revolucione, harrojeni, nuk ekziston fryma (edhe popull i vogel ne nr ne fakt)…

    ne 1997 u cuan, sepse ju hiken leket, por edhe tashti ju kan hik leket, por ndryshimi eshte se te kuqte edhe ne 1997 edhe 2011, dine me te bo puç ushtarak…jane mjeshtra puçesh ushtarake..

    kta te PD nuk dine me bo puç, ne 1997 jua moren puçistet e Nanos, ne 1998, e provun, por ju ngeli ne dore
    ne 2011, Edi Rama ju boni puç, PD rezistoi, por 4 te vraret e puçist ju ngeli ne dore…

    tashti ky i gjatoi, i ka more te gjitha ne dore, eshte i kap me pergjime, dhe Luli s’di me e shfrytezu

    a di se ça do ju kishin bo te kuqte PD nese do ishin ne pozicione te kunderta???

    do ju kishin organizu gjithe ushtaraket dhe togeret e para ’90, neper çdo fshat e katun, me flamure e brigadier

    sepse shqiptaret jane te majte, jane me sistemin e fundit qe ju ka more ymrin…

  3. hahahah, ke harru me thon qe edhe xhafa edhe tahiri beqja roshi doshi , ai brekshpumii dibres, hahahah iken vete se ene s’shko mo, u bo shume 😀 😀

  4. Njani e kishte pas zanat me rrenjtë shumë.Nji ditë në muhabet e sipër thotë:
    -Gjatë dimnit që shkoi aqftofët ka qenë andej ka katundi im saqë nji macë kur u hodh prej nji qatije në nji tjetër ajo ngriu n’hava.
    Njani që e kishte inat ketë rrencin thotë:
    -Unë pash nji shqiponjë e cila iu lëshue nji gomari dhe si e kapi e ngriti n’hava dhe ….
    Rrenci : -Po ule gomarin ,o burrë, se nuk mundet shqiponja me e ngrit….
    Tjetri : -Pa me e ul ti macën që ka mbet e ngrime n’ hava ,unë se ul gomarin….

    Tre mandate janë shumë = maca n’hava!!!!!!

  5. Rama eshte mashtrues ordiner. I kane kerkuar vete Gjyci dhe Sejdini???
    Po vete pse kandidoi per here te 4 kur tani thote se 3 kandidime jane shume????
    Genjeshtra i del me kryetarin e bashkise Maliq, Gezim Topciu kandidon per here te 7-teeeeeeeeeeeeee.
    Nga 1996 e deri sot Maliqin (kete vendbanim qe ka nje MAL me te LIQ) e drejton Gezim Topciu
    Hipokrizi prej PINOKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *