• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, 7 në pranga dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë

Lajme, Të fundit


7 persona janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, pas identifikimit të bërë nga Policia bazuar në materialet filmike të kamerave të sigurisë, përqark godinave të institucioneve ku u stacionua protesta e opozitës ditën e djeshme. Grupi hetimor bën me dije se po vijon me punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në dallim nga katër protestat e mëparshme të opozitës në rang kombëtar, ku protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin pranë godinës së Kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Parlamentit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i udhëhoqi dje përkrahësit e frontit opozitar në një marshim edhe drejt 3 godinave të tjera të institucioneve kryesore në vend, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Jemi para selisë së kryeministrit ilegjitim që i ka orët e numëruara dhe do të marshojmë së bashku ne 5 pikat që simbolizojnë institucionet që u ka vjedhur shqiptarëve. Së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen me pahir vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.”- u shpreh kryedemokrati Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve.


1 Comment

  1. A ka mundesi te arrestoni Lulush bilbilin me Mona kanarinen dhe sorren Saleh? O Rameee o kar me zile kur do ti arrestoni pergjegjesit e dhunes. Keta dhune kur ishin ne pushtet, dhune tani ne opozit. te ishin qelibar te ndershem hajd mo, po jan nje tuf horrash hajdut qe meritojn vetem plumbin. Pse si arreston? apo se jan si puna jote? apo sepse jeni mar vesh qe te destabilizoni vendin me qellim qe te ruani priviligjet. Nqs nuk fusni Berish & Co brenda, ik me mir, ik dhe mos u merr me kete pun se nuk paske bole (ose thjesht eshte estrad per popullin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *