• |
ide | kryesore

Grusht tifozit të Rennes, Brazili degradon Neymar: nuk do të jetë më kapiten

Sport



Neymar nuk do të jetë më trajneri i Brazilit. Vendimi është marrë në mbrëmjen mes të hënës e të martës nga tekniku Tite në akord me Federatën Braziliane të Futbollit. Një sanksion për sulmuesin e Psg që goditi me shuplakë një spektator në përfundim të finales së Kupës së Francës humbur kundër Rennes në 26 prill. Shiriti kalon tani tek shoku i tij Dani Alves, që do të jetë kapiteni i Selecaos në miqësoret kundër Qatar e Honduras e në Kupës e Amerikës.

Një veprim që edhe pas një muaji distancë, vazhdon ti krijojë probleme Neymar. Pasi u dënua me tre ndeshje skualifikim, tani edhe Brazili ka vendosur se ishte e pamundur të bënte sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke e sanksionuar me heqjen e shiritit të kapitenit. Dënimi disiplinor është komunikuar nga Tite për lojtarin në 25 maj, pastaj një ditë më pas tekniku brazilian ka folur me Dani Alves e i ka komunikuar vendimin.

Me 138 ndeshje, mbrojtësi i djathtë i Psg është lojtari me më shumë prezenca në kombëtare. Ndeshja e tij e fundit si kapiten i Seleçao ka qenë në mars 2018 në miqësoren e fituar kundër Gjermanisë. Brazili, që nuk e fiton Kupën e Amerikës që nga 2007, do të bëjë debutimin në 14 qershor, në ndeshjen hapëse kundër Bolivisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *