• |
ide | kryesore

Nicholas Hoult, pretendent për Batman

Paparazzi, Slider



Vetëm pak kohë më parë qarkulluan lajme se aktori Robert Pattinson do të jetë zgjedhja më e mirë për të luajtur në rolin e “Batman”.

Por tashmë po flitet për një tjetër konkurent dhe bëhet fjalë për Nicholas Hoult i cili gjithashtu mund ta marrë rolin e Batman që deri tani është luajtur nga Ben Affleck.

Ka qenë gazetari i Wrap, Umberto Gonzales i cili në Tëitter shkruan se edhe Pattinson edhe hoult janë në audicion për rolin e madh.

Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult po testohen për rolin e Batman,”-shkroi Gonazel.

U tha se filmi do të publikohet me 21 korrik 20121 por asgjë nuk është e sigurtë. Xhirimet do të nisin në vitin 2020 që edhe studio të ketë kohë të gjejë pjesën tjetër të aktorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *