• |
ide | kryesore

Arrestohen në flagrancë 6 punonjës të burgut të Peqinit, shkelën skemën e sigurisë

Lajme



Më datë 06.06.2019, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, kanë arrestuar në flagrancë 6 punonjës të burgut të Peqinit. Bëhet fjalë për shtetasit: F.K., J.C., L.C., A.T., B.K., Y.P., të cilët u arrestuan për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, duke shkelur rregullat e skemës së sigurisë.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme penale lidhur me veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *