• |
ide | kryesore

Përplasen 3 makina në Vorë, humb jetën një nga drejtuesit e mjeteve (Emri)

Lajme, Të fundit


Një aksident me vdekje ndodhi ditën e sotme në Vorë. Tre makina u përplasën me njëra – tjetrën dhe për rrjedhojë drejtuesi i një prej makinave ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili drejtonte një makinë me targa italiane.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Në të janë përfshirë tre makina, një nga të cilat drejtohej nga një femër. Si pasojë e aksidentit, kanë marrë plagë të tre drejtuesit e mjeteve. Ndërsa, një prej tyre, Kosova, ndërroi jetë.


1 Comment

  1. Po dy prej mjeteve, drejtoheshin nga dy meshkuj? Akoma me keto muhabete kafesh? Gazetare jeni ju apo neandertale qe pine kafen te blloku????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *