• |
ide | kryesore

Zbulohen prapaskenat/ Si vendosi Meta anulimin e zgjedhjeve

Lajme, Të fundit


Presidenti Meta vendosi dje të anulonte dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Pak çaste përpara se të niste zyrtarisht protesta e opozitës, nëpërmjet një komunikate për mediat, institucioni i Presidencës njoftoi se Meta ka vendosur të anulojë dekretin që caktonte 30 qershorin datën për zhvillimin e zgjedhjeve. Ky vendim i Presidentit nuk mund të quhet një rrufe në qiell të hapur.

Gazeta “Panorama” në numrin e datës 8 qershor paralajmëroi një vendimmarrje të tillë të Metës. Këtë gjë kreu i shtetit e bëri më të qartë në intervistën që kishte dhënë për “Deutsche Welle” ku theksoi se do të ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshme që do të parandalonin destabilitetin e vendit. Kësisoj, paralajmërimet e herëpashershme të opozitës për moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor kanë rënë në veshin Presidentit, i cili ndërmori edhe hapin konkret për anulimin e kësaj date.

Për këtë vendim, duket se kanë ndikuar edhe takimet private që Meta ka zhvilluar me kryetarin e PD-së, Basha, në Presidencë. Burimet bëjnë me dije se Basha përgjatë muajit të fundit ka zhvilluar disa takime kokë më kokë me Metën në Presidencë dhe të gjitha kanë qenë të “fshehta” për publikun. Por si përkthehet ky vendim i Presidentit? Kreu i shtetit në vendimin e tij thekson se argumentet ligjore do t’i publikojë ditën e hënë.

Por vendimi i tij shpreh vetëm anulimin e 30 qershorit dhe jo vendosjen e një date tjetër. Sipas praktikës, kreu i shtetit thërret në takime krerët e grupeve parlamentare të partive politike dhe pas konsultimit me ta cakton një datë të re. Por sa peshë mund të ketë kjo praktikë në një kohë kur socialistët nuk janë dakord me këtë vendim? Pritet që java e ardhshme të nisë e ethshme për politikën shqiptare, pasi ky vendim i bërë nga Presidenti Meta duket se nuk është pritur mirë nga maxhoranca.

VENDIMI

Kreu i shtetit e cilësoi 30 qershorin si një ditë në të cilën nuk mund të zhvillohen zgjedhjet vendore. Sipas tij, mungesa e forcave opozitare në zgjedhje do të sillnin pasoja për Shqipërinë në vendimin që do të ndërmarrë Komisioni Europian për hapjen ne negociatave.

“Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë; Duke pasur parasysh domosdoshmërinë e shtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend; Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si kreu i shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar; Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve njëpartiake. Në këtë mënyrë, minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-së për vitin 2020; Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes europiane të Shqipërisë; Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve”, theksohet në komunikatë.


12 Comments

  1. Me kureshtje te madhe po pres diten e neserme. Per te pare se ne cilin ligji te kushtetutes e mbeshtet arsyetimin z. president.

  2. Paris, mbeshtetet ne te njejtin nen te Kushtetites ne te cilin u shtyne zgjedhjet ne 2007 dhe ne 2017. Vec kesaj ne Kushtetute ka nje nen ku thuhet se ne gjendje te jashtezakonshme prevalon interesi i pergjithshem mbi ate te njerezve apo grupeve te vecanta. Tani ai qe do dhune do shihet se kush eshte dhe cdo gje do jete e qarte edhe per politikanet perendimore qe deri me tani kane deghuar pak.

    1. Berlin,ku e shef gjendjen e jashtezakonshme ti mer plak apo pse i do bytha Lulit te vij ne pushtet pa vota dhe ka mbledh nje tufe çakejsh qe presin te hane kocken e radhes??!!!

  3. Ne 2017 u shtyn me nje jav se aq e lejon kushtetuta. Dhe vendimi u more me miratimin e te gjitha palve. Dhe jo te presidentit. Presidenti thjesht i certifikoi ate qe i than palet. Se nuk ka asnje fuqi te bej me koken e tij, sic beri ky me koke te vet. Ne 2007 as nuk meret per baz se ishte kushtetuta e vjeter, po dhe ne ate rast palet vendosen bashke, nuk vendosi presidenti se ashtu i pelqente.

    1. Dezinformim fugist. Nuk ekziston as edhe nje fjali e vetme ne kushtetute qe thote me sa jave apo me cilen dakordsi mund apo nuk mund te shtyhen zgjedhjet.

  4. Me siguri pazar. Do shkarkojne meten. Meta te partia. Te kapin ca te kapin. Shpetojne njeri tjetri. Te gjithe bashke i shpeton amerika.

  5. Meta nuk eshte ndonje burre i mire, por po demonstron pjekuri politike. Km. e ka bere balte fare nuk ka ku te shkoje me keq, duhet te jesh vertet qorr qe te mos shohesh se cfare behet. Kjo situate ka kontribuar ne hehabilitimin perfekt te figures se ilir metes, i cili ngelet nje politikan I korruptuar por me I moderuar se keta qe drejtojne sot.

  6. presidenti ka nje rol honrifik, ne rastin e zgjedhjeve, pra konkretisht i lejohet qe midis 4 te dielave te zgjedhi njeren ne te cilen do behen zgjedhjet. po kaq, ai as mund to anuloje, as te cdektretoje sepse nuk e pjerdh njeri. zgjedhjet do behen se sben sepse kushtetuta e ka te qarte pastaj likja harron dhe nje detaj qe sado i vogel, vlen. zgjedhjet kushtojne, dhe ne rrethanat kur infrastruktura eshte bere gati, eshte levruar buxheti, jane shtypur fletet, jane impenjuar njerezit… ky i cdekreton, por harron qe parate qe jane hedhur jane te popullit e jo te tijat. hahahah duhet shkarkuar menjehere ky karagjoz qe ka hy ke breket e gruas, dhe ben politike ne institucionin qe duhet te jete uniteti i kombit

  7. Ore per cilen kushetut e keni fjalen per ate qe gerdall pall droga e ka ber paqavure sapo u be km ky more, diten e par ky gedall e ka shkel ket kushtetut, ky e dini si e don, te ja fusesh gishtat ne hund dhe ta zhgarravisesh neper Tr 24 ore ndryshe ky s di.

  8. Ne kemi 30 vjet qeverisemi me VKM.
    Kush e pjerdh kushtetuten.
    Po’ i pershtas dy vargje te ylli bakes
    Ne nje vend me popull te bute
    Hedhin valle kater hajdute
    Jo se i quaj une keshtu
    Ata keshtu quajne njeri tjetrin.

  9. Per cfar kushtetute ate qe rilindja mbushi parlamentin me babdit per cfar kushtetut te babales qe derhoi tjetrin ne bureg per cfar per ate te fortin e kombinatit qe mbushi shqiprin me hashash cfar doni me per kokedhimen qe shkatroi njerzimin dhe familjet shqiptare qe te veje pun duhet te kishe nje familje te degjeneruar qe nga femija gruaja mamaja vetem kurva cfar flisni o njerez fajin nuk e ka gjenerali I ushtris se vdekur po .. viktimat ne salle ca te mbaruar qe degjeneruan shoqerin ca ajduta doganash qe u ben takes firec pronash per te grabitur cfar doni me o njerez degjoni kengen doktor florit dhe do merni vesh se cfar eshet fiku qe gjuante me vez njerzit e ditur te ps dhe tani do popullin qe te beje dasmat ne kalat me drita te kuqe nga kursimet e mamas cfar me doni qe korendi ishte 70. Lek dhe vajti 105 o njerez ora per te fituar demokracin qe na dhuroi ramizi me skenderin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *