• |
ide | kryesore

Rama përgatit shkarkimin e Metës. Sa është e mundur?

Kryesore, Lajme



Pas vendimit të Ilir Metës për anullimin e datës së zgjedhjeve Edi Rama po shikon të gjitha mundësitë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. kryeministri e tha troc nga mitingu i burrelit se Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Po një gjë janë deklaratat politike të Ramës dhe një gjë tjetër mundësia reale se si realizohet këtë. Sepse kushtetuta e Shqipërisë e ka të përcaktuar qartë mënyrën se si largohet nga detyra një president.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Gafa e pafalshme e Ilir Metës

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij” thuhet në pikën 2 të nenit 90 të ligjit themeltar të shtetit;

Pra si fillim socialistët duhet të zbulojnë se Meta ka kryer një krim të rëndë. Më pas ata duhet të riblejnë një numër deputetësh nga opozita e re që të plotësojnë 93 votat e domosdoshme për të kapur edhe të vetmin institucion që i ka mbetur jashtë qerthullit të tyre. Por edhe nëse i kapërcejnë këto pengesa historia nuk përfundon këtu sepse një nen tjetër i kushtetutës: “Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra” thuhet në pikën 3 të nenit 90.

Por këtu ka një pengesë tjetër. Gjykata kushtetuese është jashtë funksionit prej muajsh, Anëtarët e mundshëm të saj nuk kanë bërë as vettingun. Dhe procesi zgjat pa fund, pra praktikisht Ilir Meta është i pa shkarkueshëm nga president.

Në këtë kuptim për të arritur atë që deklaron në mitingjet politike, Edi Rama duhet të kalojë nëpër një kalvar të pafundëm delegjitimimi.

Shtyrja e zgjedhjeve/ Argumentat pro Ramës dhe ato pro Metës

Ai duhet të nisë procedurën e paprecedëntë në Shqipëri, atë të shkarkimit të kreut të shtetit duke marrë edhe më shumë damkën e uzurpatorit të cdo pushteti. Ai duhet pastaj të shndërrojë në më karagjoze se cështe opozitën e re duke e detyruar të votojë me urdhrin e tij për të bërë 93 votat. Pastaj ai duhet të konstituojë me urgjencë Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë dërmën përfundimtare fabulës së reformës në drejtësi, dhe duke dëshmuar se ajo është një levë në duart e pushtetit që përdoret si kamzhik ndaj kundërshtarëve politikë.

Në këtë kuptim shkarkimi i menjëhershëm i Ilir Metës është i pamundur. Por edhe nëse tentohet ai do të jetë akti i fundit i një shteti të kapur.

©Lapsi.al

 



42 Comments

  1. Ishalla po tenton, te mbledhim mendte, se do te kenaqen edhe trollet qe do te shajne Liken tani ketu poshte!

    1. Ore politikan. Na thoni cfar halli keni. Ca patet keto muaj dhe u hodhet te gjith perpjet sikur ju pickoi miza cece.
      Po kishe qef tu shikoje para 3 vitesh kur votuat REFORMEN NE DREJTESI. Te gjith te bashkuar te gezuar.
      Te gjitha palet thoshin fitore fitore.
      Dhe tani qe reforma eshte duke krijuar institucionet e para te saj, duhet te gezoheni per fitoret qe koret 3 vjet me pare.
      Tani cu gjeti??????
      Cfar halli ti ket zen, valle….

  2. Shkelje e rende e kushtetutes neni 92 mjafton per te nisur proceduren per shkarkim,per kalvarin mos u shqetesoni ju te lapsit o shkullak

    1. i pa emer e me mut ne tru ,as mashukk as femer por gjysem gomar e gjusem mushk bejeni negjmijen kryetrae siq bet ilir meten qe i thithet pall e ngjal ne lalz dhe vazhdoni,por muti ju ka shperthyer nga te dhjet anet pra lart,posht,majtas ,djathtas,para,mbrapa,pezull,kokposht etj.ja qe nuk mund te blen shtypin e lir ,ata plehereat ju qiten sheshit.ik ha tash mut negjmije se jeni ne delir,ta dhjefsha me sorec,flekenstein,borchard,palmer,leila ones etj.sorros vdiq ne itali,maqedoni,hungari,po vdes edhe ne qenefin e fundit qelbsiristan.

    2. Ti i ‘Paemer’ qenke ‘gjeni arash’ por ne shekullin III, BC…
      nuk ia vlen te shkruash komente per ty por kam nje pyetje… Si ka mundesi qe nuk te ka pikasur Rilindja deri tani?!

  3. Meta permendi precedentet e meparshme te shtyrjes se zgjedhjeve per te normalizuar aktin, duke na treguar edhe nje here sesa e rrezikshme eshte vendosja e precedentit te shkeljes se kushtetutes. Ne rastet e meparshme u be me marreveshje politike, sot ne menyre te njeanshme nga presidenti qe duhet te funksionoje si simbol i unitetit kombetar, neser ne menyre te dhunshme me diktim nga nje kryeminister, qe nuk do te lejoje zgjedhje qe do t’i humbte eventualisht. Ne anglisht quhet slippery slope. Ne shqip mund te themi degradim i vazhdueshem.
    Justifikimet gjenden gjithmone. Qe te mos shkojme ne situaten kur, rama, si mjeshtri i asgjesimit te zgjedhjeve(e tregoi edhe ne parti) apo dikush tjeter te marre lehtesisht peng zgjedhjet, ky akt i metes duhet te kalonte permes sakrificave njerezore ose politike. Nuk mundet te shkelet kushtetuta per 5 molotove dhe ca gaz lotesjelles. E vetmja menyre qe ky te mos behet akt i zakonshem, eshte qe meta te jape doreheqjen dhe te ndiqet penalisht. Shkelja e kushtetutes duhet ta kete nje cmim ta haje dreqi, se nuk jemi zululand.

  4. Ja u shtyne zgjedhjet dhe OK . Po tani si vazhdon ? E zeme se nuk rane dakort ( qe me shume propabilitet nuk bien dakort) çfare ndodh ? Kush i jep zgjidhje ? Do ishte me mire qe meta te mos kishte nderhyre dhe ky pallosh te mbytej me shurren e tij , se sido qe te ndodhete zgjedhjet vendore do ribehen perseri , sepse eshte absurde dhe e paptanueshme qe te shkosh i vetem ne zgjedhje . Keto zgjedhje do beheshin thjeshte per te permbushur detyren kushtetues dhe pike . Ndersa tani jemi futur ne nje cilek qe nuk ka kush qe ti japi dum . E beri veza pulen apo pula vezen ?

  5. Nuk ka nevoje per gjykate kushtetuese,roli i presidentit i kalon kryetarit te kuvendit deri sa te jene plotesuar vendet bosh ne gjykate dhe jeta vazhdon,ndersa per ty na myti llumi mero edhe zgjedhjet te shtyhen dhe çfardo qe te behet Basha nuk fiton dot aq me teper tani qe Likja doli hapur ne krahun e hajduteve siç eshte edhe vete humbja do jete edhe me e thelle,por mor i mjere keta nuk duan as zgjedhje as zgjidhje,keta duan kaos dhe destabilizim per ti shpetuar burgut,ujku mjegull do thote populli…

    1. Une nuk e di cfare lloj drejtesie ke parasysh ti kur thua ‘per ti shpetuar burgut”. Nese ke parasysh ate ku Kryeministri eshte hetues, prokuror, gjykates (arbiter dhe lojtar)- kjo eshte tipike e vendeve te Afrikes. Kurse per mua drejtesia eshte dicka tjeter. Absurdi me i madh i teorise se burgut, eshte se po e promovojne vete autoret e PPP-ve te perbindshme, ata qe futem 19 trafikante ne parlament, ata qe zgjodhen kryetare bashkie perdhunues dhe kriminele, ata qe e ndertojne rrugen me 20 milion EUR/km. Pra kushdo qe mendon me trute e veta dhe jo te Merdos, duhet ta kuptoje qe modeli i drejtesise qe rilindja ka ndermend te instaloje, nuk eshte gje tjeter vecse nje instrument politik teresisht i varur, kunder kundershtarit te tyre politik. Nese per ty kjo eshte ne rregull, ta gezosh modelin e Burkina Fasos.

      1. flitet per ate lloj drejtesie qe do jete e ndryshme nga kjo e sotmja,te pakten per njeriun e thjesht..per politiken mund te kesh te drejt por qendron ende ne pozitat e paragjykimit,gjithsesi e mirkuptoj mosbesimit dhe paragjykimin tend dhe koha do tregpj ne ke te drejte a jo..por per njeriun e thjesht qe ka nje proces penal a civil minimalisht do te jete sh here me mire se cka qene..ska nevoje per burkina fasson,se jemi shembull vet se si kontrollohet drejtesia nga politika.sa per nivelin perfaqsusve tane ne institucionet kyce te vendit hale ka qene dhe eshte nga te dyja anet,kjo nuk justifikon ate qe ti kritikon.por kur drejtusit e opozites jane primitiv e arkaik ne ide e mentalitet,ujku mjegull do (rama)…kur pd varet ende nga ali berisha se nuk besoj se basha eshte aq i mbrapsht ne kultur e formim,se kuptoj se cfare shprese kerkojn perkrahesit e opozites..iku u plak,i mbaroi koha,i beri te vetat,ca mir e ca keq..ik terhiqu e shijo pleqerin..po dole perdit ne tv,do apo nuk do ti,fajin do e ket gjithmon saliu..

      2. Je i bindur qe Meta nuk ka frik nga burgu? Je i bindur ne pastertin e figurs se Metes? E ve doren ne zjarr? Nqs jo, boll na cave karin me idotsira, duhet te largohet se eshte thjesht nje hajdut ordiner. eshte nje HORR e asgje me shum, president nuk ka qen kurre. eshte shum e madhe ajo detyre per ta ushtruar nje njeri i vogel si Meta.

        1. Ça thu ????????? Sa mund te gjesh nje prostitut me mbi 50 vjet pune ne bordello te virgjer aq do gjesh edhe ndonje politikan me figure te paster dhe qe nuk ka vjedh . Aq me teper kur behet fjale per nje superhajdut si ky .

    2. i pa emer e me mut ne tru .e kush e vendos ket qenefi negjmije ku je lindur e ngjizur ti e rama apo qenwfi stalini ku u lindet ti e rama.a nuk duhet ta shkarkoi gjykata kushtetuese.ha tash mut milladini e vuqiqi.

  6. Vendi eshte futur ne nje vorbull qe nuk del dot me , biles asnje figure politike me dashamiresine me te madhe nuk i jep dot zgjidhje . Per mendimin tim zgjidhja do te ishte qe dekreti te hidhej poshte , te beheshin sa per sy e faqe zgjedhjet lokale dhe menjehere pas saj te krijohej nje qeveri e perzier me afat jo me te vogel se nje vit ku ti jepeshin zgjidhje te gjitha problemeve qe kemi hasur sot e tridhjete vjet . Me pas , pasi te ishin caktuar dhe rregullat e sakta te lojes te shkohej ne zgjedhje lokale dhe te pergjithshme nga tetori i 2020 . Dhe e fundit jam dakort me Kid A , presidenti te zgjidhet direkt nga populli , biles edhe shume veprime te tjera te qeverise te behen me referendume . Populli nuk gabon kurre .

    1. faktikisht popujt gabojne gjithmone

      e vetmi ndryshim eshte se popujt bejne gabime nga mos-dija, ndasite, etj.

      elitat nuk bejne gabime, bejne faje…faji eshte i qellimshem, se lidhet me interesat

      ne rastin konkret, jo se i besoj Ilir Metes me famije, por institucionit te vetem qe nga ngel per ti rezistu marrezise se gangsterreve te rilindjes…rilindja s’po bo gabime, po grabit me ndergjegje te plote, populli socialist (komunist) qe vazhdon ta mbeshtesi dhe nuk distancohet po ben gabim te madh, pa ndergjegje dhe arsye…

      Tashti Iliri, na pelqen s’na pelqen, na ka ngel shpresa e vetme institucionale per te rezistu…
      ne rast se rilindja e shkarkon, Iliri duhet me shpejtesi te shperndaje parlamentin dhe madje t’ju coje garden dhe ti izoloje qe te mos futen me ne parlament, pasi kta, ngaqe kane numrat, mund te kalojne ligje te cmendura, mund t’ja aneksojne shqiprine Turqise apo Rusise ore, a e kuptoni sa e demshme mund te jete kjo bande…

      Verini gishtin kokes o shqiptare

  7. zuulandit ne i vim anes..ata te pakten e dine qe sdine e bejn pa ditur ndersa ne bejm sikur dime e veprojm si te ditur per te ber gjera te paditura..kur ka paguar ndonje cmim politika jone??!!per te mos paguar jane sh te ditur..kjo krize nje fund do e ket.uroj ti shuaj gjithe kete brezin e politikaneve te vjeter medioeval…fati i rames eshte qe ka keta kundershtar..qe ka nje parti pd qe sditi nje here te rinovohej ,dhe nje parti monarkiste nga menyra e drejtimit..ky eshte fati i tij i mire por njekohesisht dhe fati yn i keq..

  8. pertje shkarkimit duhet te shkoje dhe ne burg per vjedhjet galopante qe ka bere. ky eshte njeriu qe shpiku blerjen e votes ndaj duhet ndershkuar sa me shpejt

  9. Akti i metes zgjidh dy gjera:
    1- Edhe nese zgjedhjet do mbahen, opozites i jepet justifikimi per te mos i prishur ne menyre te dhunshme ato, duke dale fjalembajtur edhe pa dhune ne ate ” qe zgjedhje nuk ka dhe nuk do te kete”.
    2- Krijon mundesine ligjore ose gjysem ligjore, qe organet e dala nga zgjedhjet e 30 qershorit te prishen dhe te behen zgjedhje te tjera, ne momentin e arritjes se zgjidhjes politike. Por ka brenda riskun, qe t’i largoje palet edhe me shume nga marreveshja

  10. Ne konkluzion, per te mbrojtur subjektet fizike apo juridike qofshin, nga vendime, ligje apo dekrete te padrejta e te pabazuara ne Kushtetute, eshte kusht primar qe te kete nje Gjykate Kushtetuese. A mund te na e thote kush se pse nuk e kemi kete Gjykate? Po ju marr nje shembull te thjeshte, ka ligje si p.sh. ligji per teatrin qe eshte ne kundershtim me shume norma kushtetuese, a mund te atakohet ne Gjykaten Kushtetuese? Nese ndokush mendon se cdekretimi i Presidentit eshte antikushtetues, a mund te atakohet cdekretimi ne Gjykaten Kushtetuese? Nese nuk mund te behen keto veprime, cila eshte arsyeja? Kulmi eshte se edhe nese zgjidhen te enjten ne Kuvend antaret e rinj te Gjykates Kushtetuese, duhet te dekretohen nga Presidenti, ne te kundert nuk mund ta marrin detyren. KM me moskrijimin e kesaj Gjykate (mosplotesimin e vendeve vakante) e ka futur vehten ne nje rreth vicioz.

    1. Ta them une pse nuk kemi gjykate kushtetuese,sepse te gjithe gjykatesit dhe prokuroret jane sherbetore te Sali Berishes te diplomuar te plepat ne Durres me kurse tre mujorshe ose te diplomuar nga shkolla Kristal qe te gjithe e dime si i jepte diplomat,jane te gjithe hajduta dhe te korruptuar dhe nuk justifikojne dot pasurine pasi kane vjedhur aq shume sa te gjithe e dime dhe nuk ka nevoje per prova,por me e rendesishmja eshte qe gjykata kushtetuese monitorohet nga aleatet nderkombetare dhe jo nga politikanet tane dhe shume shpejt do jete funksionale dhe pikerisht pse do jete funksionale kjo eshte dhe arsyeja qe opozita kerkon destabilizim dhe kjo eshte arsyeja qe nderkombetaret perkrahin hapur Ramen…

  11. Meta-President thote se po e anullon daten e zgjedhjeve derisa PS te bjere dakord me Meten-Pronar te LSI-se. Iliri eshte ne kete rast edhe lojtar titullar i ndeshjes (kundershtar i PS-se) edhe arbiter i saj.

    Ne kete kontekst e vetmja rrugedalje (pa shkaterruar institucionet) eshte:

    – shtyrja e zgjedhjeve vendore ne vjeshte (fund Shtatori);

    – pergatitja e atyre politike ne Mars te vitit 2020;

    – Rama dorehiqet si kryeminister, por vazhdon te drejtoje PS-ne si kryetar ne dy sfidat e ardhshme politike;

    – PS formon nje qeveri te re, perhere shprehje e shumices se saj politike, deri ne zgjedhjet e Marsit;

    – Ilir Meta jep doreheqjen dhe PS zgjedh ne Parlament nje President te ri te Republikes, fryt i marrveshjes politike mes te gjitha paleve.

    Zgjidhje pra ka, nesa ka vullnet.

    1. Po vullneti i sovranit apo vari karin. Po kushtetuta, apo leter higjenike. Nuk mund te vazhdohet te mbahet peng vendi nga tre familje, nga tre horra. Rama, Berisha, Meta (Lulushi eshte kukull) ne burg te tre. Burg te perjetshem per keta horra qe e kan ber vendin si little italy, lagja e new york ne vitet ’50. Zoti qoft me popullin dhe u dhente cfar meritojn ketyre funderrinave.

    2. Kush e vendos shtyrjn e zgjedhje kur keta nuk bien dakort ? Pse duhet shkelur kushtetuta dhe pse meta nuk e beri me pare nje veprim te tille por ne vakt te shurres ? Nuk mund te shkohet nga faji ne faj se pastaj quhet krim se behet me vetedije . Kush te jep garanci qe kjo shkelje nuk do perseritet por do merret perseri si reference duke ditur se çlloj politikanesh kemi? Me shume jam dakort me i paemer i 10:43 .

  12. Ironi me te thelle se kjo nuk ka;Meta na e nxorri Ramen si viktime te nje vendimi abuziv te pushtetit.
    Rame vish jelekun dhe vrap te unaza!

  13. Zoti i ardhte hakut atyre qe katandisen kete popull te haje ne kazane mbeturinash. Dhe te ndaje per se gjalli femijen nga prindi. Zoti i ardhte hakut dhe befte me te miren per fukarain e ketij vendi.

  14. Meta nuk eshte president per te plotesuar deshirat e opozites. Eshte president per te garantuar kushtetuten, funksionimin e ligjit dhe mbi te gjitha vullnetin e sovranit. Qe eshte kokerr injoranti per sa i takon ligjeve kjo eshte pare ne me shum se nje here. Smund te shtyj daten e zgjedhjeve se po te ishte ashtu, nje president mund ta shtyj sa here ti doje trapi dhe sovranit nuk i ngelet me asgje dhe presidenti behet mbret bashk me kryeministrin. Zgjedhjet nuk jan as te Metes, as te Berishes,as te Mones me Lulin e as te Rames. Zgjedhjet jan te sovranit. Nqs pakica nuk do te votoj te mos votoj, po asnje ska te drejt ti mohoj zgjedhjet sovranit apo te kerkoj ti imponohet shumices me akte dhune. ky duhet shkarkuar urgjent dhe duhet nisur procedure penale pasi ka ber puc insitucional. Smund te dali nga kopetencat qe i percakton ligji, nuk eshte kryetari i LSI (nje organizat mafjoze) po eshte kryetari i shtetit dhe e ka treguar qe ska kopetencat e duhura per ta ushtruar kete detyre. eshte me e madhe kjo detyre se blloku i Metes. Urgjenitsht duhet shkarkuar dhe denuar sipas ligjit.

  15. Ky fisqiri edi rama kercenonte ne telefon shpie kur ishte kryebashkiak. Keshtu i ka hequr qade profesiojistat qe ne fillimet e veta. Dhe na flasin ambasadoret dhe nderkombetaret per ndershmeri. Pty ju qifsha rracen ne pidh

  16. Gjithsecili mundohet sa me argumenta, sa me kunderargumenta e disa edhe me “partishmeri” per te justifikuar apo hedhur poshte vendimin e Presidentit te Republikes. Pa hyre shume neargumente ligjore le te shqyrtojme vetem nje rast, zgjedhjet lokale ne Kavaje ne 2017-en. Me sa me kujtohet zgjedhjet do mbaheshin me dt. 20 maj. Me dtae 17 maj duke u gdhire data 18, kryetaret e dy partive me te medha ne vend vendosen qe zgjedhjet ne Kavaje te anulloheshin dhe te mbaheshin me dt. 25 qershor. Me kete rat u anulluan dhe u shtyne me nje jave edhe zgjedhjet e pergjithshme. Fjala parti vjen nga latinishtja dhe do thote pjese, pra ky vendim u mor nga kryetaret e dy pjeseve me te medha te vendit duke mos marre ne konsiderate aspak mendimin e pjeseve te tjera me te vogla. Ne rastin konkret, Presidenti, i cili me kushtetute eshte simbol i unitetit kombetar, merr nje vendim per te cilin nje pjese, pjesa me e vogel nuk eshte dakord dhe fillon akuzat ndaj presidentit duke arritur deri aty sa te kerkoje shkarkimin e tij. Nese Presidenti si simbol i unitetit kombetar, ka dale me nje vendim cdekretimi ose anullimi te zgjedhjeve dhe per kete u dashka sulmuar kaq rende, shtrohet pyetja pse nuk u sulmuan ne te njejten menyre kryetaret e partive qe vendosen ne tavoline anullimin e zgjedhjeve ne 2017-en, ne 2007-en, ne 2004-en apo edhe ne vitin 1991? A nuk do duheshin shkarkuar edhe te gjithe keta kryetre partish qe perfaqesojne ndarjen e popullit ne grupime te caktuara, nderkohe qe Presidenti percaktohet si krejt e kunderta e tyre?
    Nuk u lodha te shkruaj dhe te bej kete arsyetim per te mbrojtur Presidentin, megjithese gjykoj se ka qene nje akt i domosdoshem ose nje tenntative per te mos e lejuar vendin te shkoje ne kaos. I lumte per kete. Por komentin e bera per te bere njerezit qe t’i therrasin arsyes dhe te gjykojne ne te njejten menyre situatat e ngjahme dhe mos ta konsiderojne metrin 180 cm per vete dhe 30 cm per te tjeret se ne fund te fundit, jemi i njejti komb. Shqiperi dhe kombi shqiptar kane nevoje per bashkim dhe jo per copetim ne pjese te vogla te quajtura parti.

    1. Nuk eshte keshtu si thua ti ose nuk e ke kuptuar mire . Ne kavaje kandidati i mavive me pelqimin e tyre dha dorheqjen nje dite para zgjedhjeve . Pra u ra dakort midis partive . Po tani qe keta nuk bien dakort si i behet ? Veprimi i presidentit eshte nje akt i mire mendua qe tentoi te eleminoi perplasjen por gjithmone ngelet antikushtetues .

  17. Jam plotesisht dakord me ato qe thua ne oren 13:48, por gjerat duhen thene thjesht qe t’i kuptojne te gjithe. Terheqja e kandidatit tre dite para zgjedhjeve a u diktua nga nje marreveshje per shtyrjen e zgjedhjeve? Ky eshte thelbi. Detajet dhe rrethanat pak rendesi kane. Thelbi eshte se nese sot eshte antikushtetues edhe ne 2017 apo edhe ne 2007 veprimet kane qene antikushtetuese dhe per keto veprime antikushtetuese, askush nuk ka mbajtur pergjegjesi. Po te hyjme ne diskutim juridik, mund te te hem qe parim baze i drejtesise edhet se “lejohet cdo gje qe nuk ndalohet me ligj”. Nuk e di se kushtetuta e ndalon cdekretimin e zgjedhjeve ne ndonje nen te saj.

  18. Komentet me siper qenkan per ti cuar ne shkencat politike…. vetkuptohet me disa perjashtime….. me fal ari

  19. Nga sot futet ne rend plani B I shba dhe be,zgjidhja ne rruget ligjore duke shkarkusr presidentin dhe duke vazhduar me zgjedhjet me 30 qershor,gjykata kushtetuse nuk funksionon per nje arsye te thjeshte vetingu I pastroje keta gjygjtare te ulur ne ato karrike ma votat e salihut dhe likes me 2009-2013 duke patur dhe hajdut te denuar ne itali

  20. Ora tete, po shperndahen sufllaqet. Tre te paret perfitojne edhe nga nje gote te ftohte. Me vrrrrraaaaaap marrrrrsh!

  21. Rama jep dorheqjen. Amerika i jep nje amnisti te mire. Se ne kavie kemi qene jemi dhe do te jemi. Letrat e spaku dhe spakun vete ne nje gote me uje. Ti pime lengun . Mbajeni mend. Ky zagar rrugesh fatkeqsisht ka per te shpetuar. Por ne kete dynja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *