• |
ide | kryesore

Shtyrja e zgjedhjeve/ Argumentat pro Ramës dhe ato pro Metës

Kryesore, Lajme

Presidenti i Republikës ka shpallur sot se në emër të paqes sociale dhe ruajtjes kushtetuese të pluralizmit, ai ka zhdekretuar 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Menjëherë i është përgjijur kryeministri Rama i cilia në dy postime me radhë ka theksuar se 30 qershori nuk ndryshon dhe se zhdekretimi presidencial nuk ka efekte.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Gafa e pafalshme e Ilir Metës

Po mbi cilat argument mbështeten palët?

Lapsi.al ka kqyrur mediat mbështetëse të tyre për të kuptuar interpretimet ligjore që ato bëjnë. Sipas krahut të Edi Ramës Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon kompetencën e presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe ajo dispozitë për këto zgjedhje është ezauruar. “Referenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit është konsumuar për këto zgjedhje dhe nuk mund të merret vendim për shfuqizimin e saj” pretendon kjo palë e cila thekson se presidenti munt ta ripërdori këtë të drejtë vetëm kur të ketë zgjedhje të tjera

Por krahu që mbron Metën nuk e pranon këtë logjikë. Ata e hedhin poshtë logjikën sipas të cilës Kushtetuta i jep kreut të shtetit vetëm të drejtën e dekretimit të një date zgjedhjeje dhe jo atë të zhdekretimit të saj. Madje për këtë ka edhe precedentë. Alfred Moisiu e ka ushtruar të drejtën e zhdekretimit pas historisë së famshme të certifikatave në zgjedhjet locale të vitit 2007. Po të njëjtën gjë bëri edhe Nishani pas marëveshjes Basha- Rama dhjetë vite më pas.

Por nëse socialistët përgjigjen se në dy rastet e mësipërme zhdekretimi u bë me konsensus të forcave kryesore politike,   mbrojtësit e presidencës pretendojnë se ruajtja e paqes dhe pluralizmit në vend është dicka më madhore sesa marrveshja mes partive. Prandaj presidenti thonë ata ka të drejtën që të bëjë zhdekretim.

Këtë obsion e mbështesin edhe zërat që këmbëngulin se e vetmja mundësi që dekreti i Presidentit (që pritet të formalizohet të hënën), të atakohet është në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk është funksionale. Prandaj, për shkak të kësaj situate, ky dekret mbetet vetëm të zbatohet.

©Lapsi.al

26 Comments

  1. Meta ishte ne Berlin 1 dite me pare. Duket qe vendimi i marre per c’dekretimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit te jete marre ne dakortesi dhe ankimim ne Strasburg (nese eshte e nevojshme). E Rama eshte delirant dhe nuk e kupton se eshte fundi i tij. Aq me keq mendon se eshte ‘3 levizje perpara’…debil.

    1. O Edgar.. nga e kuptove ti qe ky eshte fundi i Rames ? ( dhe rama nuk e paska kuptuar kete) .
      Deri tani ai ka treguar se e ka manaxhuar shume mire situaten.. akoma eshte ne pushtet , kurse ju rrugeve . ( Prisni ndonje dite kur tju etiketoje Amerika dhe si organizate teroriste)
      Perse mos te themi qe PDja nuk po gjen dot mekanizem te dali nga kjo situate shume e keqe per te dhe dogji dhe gurin e fundit te shahut qe kishte ne dore , Meten.
      Ti me dukesh se po i jep zemer vehtes se sa po komenton kunder Rames.

    2. PRESIDENTI PO E KERKON VET SHKARKIMIN. LSI PO SHKERMOQET ME MONEN. PRANDAJ KJO LEVIZJE I JEP DY TE MIRA. DEL PARA NJERZEVE SI MBROJTES I STABILITETIT, DHE ME PAS RRIMER PARTIN. RAMA PO TE JET I ZGJUAR MUND TIA LERI DOPIO GJASHTEN NE DORE VETEM DUKE E LEN AKOMA PRESIDENT, PO DUKE IA NXIER NUL DEKRETIN PER ANULLIMIN E ZGJEDHJEVE. DHE NESE PASTAJ META BEN TE INDINJUARIN DHE JEP DORHEQJEN ATEHER DISKRETITOHET DHE KUPTOHET LOJA E TIJ. te shohim cdo ndodh.

    3. O shoku, ne Strasburg shkohet per te Drejtat e Njeriut kur ka shkelje te drejtave kushtetuese per individin dhe jo per dekrete presidentesh. E vetmja zgjidhje eshte Gj. K e cila nuk eshte formuar. Kaq, mbaroi si kazus juridik! Mos flisni gjera kot kur nuk i dini.

  2. Sa te Dali zv sekretari I nen departamentit amerikan per gaforret dhe bretkosat e te thote se zgjedhjet e lira dhe te ndershme do te behen dhe kqz me vendim te kryesise socialists do marre te gjitha masat per zgjedhje te lira.

    1. Puna është more Gent, se ky “hajduti” që dekretoi vitin e kaluar zgjedhjet lokale në 30 qershor, nuk kishte si të parashikonte që Ramës i ka ikur fiqiri e do ti bëjë këto zgjedhje vetëm me ish Partinë e Punës si në kohën e Enverit.
      Si president i zgjedhur me votat e PS, ky “hajduti” vendosi zhdekretimin, pikërisht që Genti të mos shkonte e të vritej me Gencin, vetëm se Rama kërkon të mbajë karrigen e pushtetit, jo thjeshtë me hajdutë por me kriminelë vrasës e bamda mafioze të drogës.
      Nëse ndonjë Genti si pjestar i këtyre bandave, i intereson që PS të fitojë të 61 bashkitë, padyshim që do të dalë ndonjë Genc të cilit i ka ardhur shpirti në majë të hundës me këtë qeveri dhe e ka ndarë mëndjen të përballet edhe fizikisht me banditët.
      Meta si president me lëvizjen që bëri, ka tentuar të shmangë këtë rrezik nga ku asnjë shqiptar nuk del i fituar.
      Sa ti futemi parullave “revolucionare” komuniste të fundit me tmer e tmerit pa fund, përse të mos realizohet më e thjeshta ? (Një fjalë goje kjo sikur njerëzit të ishin miza).
      Le të thyej qafën shkaktari i kësaj situate , Edi Rama e të krijohet një qeveri provizore për të organizuar zgjedhje me regulla demokratike, e pasi të bëhen këto zgjedhje, nëse shqiptarët janë të kënaqur me modelin e Ramës në qeverisje, le ta votojnë ate përsëri e opozita të mbyllë gojën e të presë zgjedhjet e rradhës.
      Rama ngul këmbë se mua më ka zgjedhur “populli” e ai kujton se popull në Shqipëri janë vetëm ata që ai i ka vënë në rrjesht në karrige për të dëgjuar broçkullat e tij.
      Po ata qindra mijë shqiptarë që dalin në protesta apo nuk votojnë për te, a nuk janë edhe ata popull ?

  3. Po qe se ka zhdekretime te meparshme , kjo pune qenka kryer.
    Edhe leket te likja spo shkojne me sa duhet.
    Pritet te futet lsi ne qeverivderi ne zgjedhjet e parakohshme😁

  4. Mbeshtetja e 30 qershorit eshte domosdoshmeri, levizja e Metes eshte nje tentative e deshtuar per grusht shteti institucional, besoj qe KM do te marre mbeshtetjen e nevojeshme nga perendimi per te vijuar te bej zgjedhjet ne 30 Qershor. Levizje ne sherbim te gruas dhe te vetes as te PD jo e jo se ky Likja don me ia marr Lulit postin e Kryeministrit vete besoj dhe Luli qe eshte bole e ka kuptu kaq gje….

  5. Rama dhe nje here u rreshtua ne krahun amerikan per te bere shtet,moisiu e ka ndryshuar me kushtetuten e vjeter,nishani ishte brenda kushtetutes se re dhe marveshjes rama-basha,likja nuk po e ben pa marveshje te paleve,dosja 985 e metes,dosja e haklajve dhe izetit salihun,dhe paraja ruse dhe rr kombit dosjet e lulit keto jane vertet halli I madh I treshes ruso-serbe meta salih basha me ameriken

  6. Rama i “zgjedhur” nga bandat e drogës ngul këmbë se mua më ka zgjedhur “populli” nëpërmjet parlamentit.
    Metën si president e ka zgjedhur PS me votat e saj në parlament, pra me llogjikën e Ramës, edhe Meta është zgjedhur nga populli.
    Përcaktimi i datës së zgjedhjeve, me kushtetutë i takon ta dekretojë presidenti. Llogjikshëm ai që e ka të drejtën të dekretojë datën e zgjedhjeve, kur sheh se këto zgjedhje kanë degjeneruar në votime formale vetëm për një parti, pra rikthim në monizmin enverist, ka të drejtën që për të evituar një konflikt dukshëm të rrezikshëm social, të zhdekretojë këtë datë për të negociuar për një datë të re mbrenda vitit.
    Në çdo vend demokratik, presidenti njihet si një mbrojtës i Kushtetutës.
    Aq më tepër që në Shqipëri mungon Gjykata kushtetuese, roli kushtetues i presidentit mer përparësi.
    E gjithë zhurma e madhe mbrënda e jashtë Shqipërisë për zgjedhjet, bëhet duke e trajtuar punën se ishte opozita “që i desh qejfi” të dorzonte mandatet e të dilte nga parlamenti, duke injoruar faktet se përse e bëri opozita këtë veprim ekstrem.
    Burokracia dipllomatike e KE, për të justifikuar dështimin e saj në Shqipëri, objekt për të cilin paguhet me paratë e taksave të qytetarëve të vendeve të tyre, i injorojnë shkaqet që e sollën këtë gjëndje në Shqipëri, kriminaliteti i madh i drogës e veprimet flagrante korruptive të kësaj qeverie, e meren me opozitën që i kishte denoncuar këto.
    Janë mediat e fuqishme botërore, që nga Zëri i Amerikës e deri tek gazeta më e madhe europiane, gjermanja Bild, që me fakte provuan që opozita ka pasur të drejtë , duke publikuar përgjimet e veprimeve skandaloze që e nxjerrin lakuriq qeverinë e Ramës.
    Historia banale se a e bëri vezën pula apo pula vezën, duke quajtur “indicie” e jo prova, deklarimet e regjistruara që dëshmojnë kjartazi vjedhjen e votave të kësaj qeverie në bashkëpunim me bandat kriminale, është të mbulosh diellin me shoshë.
    Normalisht, në cilindo vend europian, vetëm pasi Departamenti amerikan i shtetit, bazuar në fakte të hetuara nga institucionet e inteligjencës, që e nxjerr këtë qeveri tërësisht të korruptuar e të kriminalizuar me raportin e tij të publikuar, duhej që ta kishte detyruar kryeministrin Rama të jepte menjëherë dorheqjen.
    Për fatin e keq të shqiptarëve, si në SHBA ashtu edhe në BE, probleme të mbrendëshme politike shoqëruar me probleme të tjera prioritare të konflikteve më të mëdha ndërkombëtare, bënë që interesi për tu marë me gjendjen në Shqipërinë e vogël të kalonte në trajtimin e ruajtjes së status quos për këtë vend, ruajtjen e stabilitetit në dëm të normave demokratike.
    Tashmë janë mediat që me këmbëngulje ja kanë zbuluar petët e lakrorit të tepsisë së pushtetit të korruptuar në Shqipëri e shpërthimit të mediave, nuk ka asnjë politikan burokrat që ta injorojë, pasi do të ndeshet me elektoratin vendas.
    Cilido qytetar taksapagues i vendeve demokratike perëndimore që lexon në media për këto skandale të mafies qeveritare në Shqipëri, dhe sheh që politikanët e vendit të tyre, mbyllin sytë e bile i dalin në mbrojtje qeverisë së korruptuar shqiptare, do të matet në hedhjen e votës.
    Nuk pin më ujë paraqitja e Ramës si një “artist ekstravagant” pas të cilit u “mrekulluan” disa europianë.
    Duke parë sjelljet e tij arrogante, boshësinë e retorikës e arrogancën e komunikimit e pa marë në konsideratë qoftë edhe kanabizimin e Shqipërisë, do të kujtohen se ky “artist” mediokër, vetëm pasi u bë kryeministër, filloi ta propogandojë veten si piktor
    E ka Europa një shembull të lemerishëm të piktorit amator Adolf Hitler.

  7. Byroist I pd prap ne bythlepirje kete rradhe per like floririn,ka prioritet per ty,amerika foli prit dhe be dhe pastaj fillo nga bythelepirja per salihun dhe je rehat me veten,180 euro do I marresh,lulu ramen do e rrezoje kedhtu ju tha shpellareve,por keta u zin me gazin gei,ne duam te rrezojme ramen

  8. I paemer i ores 10:31. E para te bijte e byroisteve antiamerikane i ke te gjithe ne qeveri apo ne parlament. E dyta Amerika udhehiqet sot nga Trump “i cili eshte nje turp per njerezimin” prandaj fjalet e amerukaneve nuk duhen marre shume per baze apo jo? Dhe e treta edhe sikur te merren per baze fjalet e amerikaneve, Palmerit per te folur me emra, ai tha qe shkaktaret e dhunes do denohen, ne nuk nderhyjme per te zgjidhur problemet politike te shqiptareve. E thene pak kohe para dekretit (cdekretimit) te presidentit Meta, kjo fraze merr nje kuptim tjeter nga ai qe po mundohesh te japesh per delet e stanit tend. Kuptohet qarte se kush e shkakton dhunen nese behen zgjedhje te pavlefsshme me 30 qershor

  9. Zhdekretimi i zgjedhjeve nga presidentet Moisiu dhe Nishani u be, ne kushtet kur palet rane dakort dhe faktikisht u terhoqen nga zgjedhjet e dekretuara. Pra s’kishte asnje subjekt ne zgjedhje. Ndersa ne keto zgjedhje edhe sikur te terhiqet PS, nese ai kandidati i Permetit qe do te lejoje hashashin dhe do te hape shtepi publike, te mos terhiqet, zgjedhjet duhet te zhvillohen.

  10. Kush e pa e kush e degjoi te flase Ilir Meten ….?! Kush e pa dekretin per cdekretim te zgjedhjeve …?! Eeeeeee ka shume gjera qe duhen sqaruar. Mediat qene po tallen me popullin.

  11. E moj e shkreta shqiperi derrat e koperatives te jan shtuar. aq. shum sa qe populli i shkrete spo mund me mar fryme si ne rastin e disa komentuesve qe e han mutin e Rames vetem e vetem ai ta shkateroj shqiperine

  12. Derri shudhujza mush ka nuke made in vest
    ,eein vestGjenfja politikevekonomik,kriza e pergjithshme ka Mbytes shqiperin
    Care fendesie ka 30apo ka manipulim njrpatyiak
    Ps eshte moniste sort
    Fore per dore shkoheot ne fotore.
    President Cajon e c dekreton
    Diktat qendron kokfortesi
    Kjo eshte simpsti
    Per njerin app tjeotrin
    Si per enverin

  13. NUK KA ARGUMENTA POR METES SPO PRO RAMES . KA ARGUMENTA PRO KASTES POLITIKE SE KUSH DO SUNDOJE MBI KETE POPULL IDIOT QE RRI E HA BARE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu