• |
ide | kryesore

A do të ketë zgjedhje lokale në 6 bashki/ Meta: Ka Kushtetuese, por ka edhe Strasburg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit.


Në një intervistë për RTV Ora, Meta tha se nuk i ka shkuar ende vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, por la të hapur se pas saj ka edhe një Gjykatë të Të të drejtave të Njeriut në Strasburg.


“Presidenti i Republikës është këtu për t’i shërbyer respektimit të Kushtetutës. Për çështjen që ju folët, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë vendim tëzbardhur zyrtar, me vulë, pa vulë, me firmë nga Gjykata Kushtetuese apo ndonjë institucion tjetër për këtë çështje!

Deri tani Presidenti i Republikës ka vetëm raportin e OSBE/ODIHR-it për këtë çështje. Institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e zgjedhjeve, por edhe për një çështje të tillë si kjo, madhore, siç është ajo e këtyre zgjedhjeve. Kaq ka Presidenti!

Se nuk mund të nisem nga lajme gazetash,lart e poshtë. Do ta shikojë me shumë vëmendje, pa dyshim! Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm në një shtet të së drejtës, që është realisht shtet i së drejtës. Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka bërë një luftë të jashtëzakonshme prej më shumë se katër vitesh.

Jo vetëm si President, por edhe në vitin e fundit që isha Kryetar i Parlamentit, se shorti i parë u hodh në atë kohë, dhe që nisën debatet dhe bllokimet e qëllimshme të KED-së për ta lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese për vite të tëra dhe për ta bërë atë proces ashtu siç u bë.

Ne do t’i presim me shumë vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Do t’i studiojmë dhe do të bëjmë veprimet më të mira në interes të respektimit të Kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut, sepse sigurisht që ka Gjykatë Kushtetuese, por padyshim që nuk ka vetëm Gjykatë Kushtetuese. Ka edhe Gjykatë Evropiane që mbron të drejtat e njeriut dhe Shqipëria tani është pjesë e një sistemi të tillë” – tha Meta. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Te qifsha mu ne zgjedhje.
    Mu ne gjykaten kushtetuese te bythes , mu ne polici,ushtri, ne mjekesi, akademi,e ne vazhdim, pa nderprerje. Gjindje hajduteprovincelaskara.

  2. ky Berisha ishte president para anarkisë së vitit 1997 atje. Ai është don-i (shefi) i mafies shqiptare. Shqipëria, përgjithësisht është shtet pa rëndësi. Anarkia është gjithmonë shumë pranë atje”.

    Një ditë më pas, në 22 janar, analisti informon sërish shefin e tij, duke i thënë se ai beson se situata do qetësohet me kalimin e ditëve.

    Qendra kërkon informacion për ndikimin e Berishës në Kosovë e Maqedoni. Në këtë pikë analisti i Stratfor shkruan:

    “Pavarësisht çfarë thotë, përgjithësisht Berisha nuk ka shumë rol në rajon. Ai shihet si model i liderit të vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.