• |
ide | kryesore

Profil/ Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën e tanishme kushtetuese

-Instant, Arkiva, Kryesore



Njolla më e madhe që po i vendoset reformës në drejtësi, e cila ka degraduar në pikën e betimit të gjyqtarëve kushtetues përpara noterit, ka vetëm një emër: ajo lidhet me gjykatësin Ardian Dvorani, që është njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Për të kuptuar më mirë sesi u arrit deri këtu, duhet njohur më me thellësi karriera e tij. Prej nga vjen, kush e ka katapultuar dhe cilat janë njollat e së shkuarës.

Për të gjithë antikomunistët, ky gjyqtar i kohës së diktaturës do të mbahet mend gjatë se pikërisht në periudhën kur regjimet totalitare në botë ishin shembur, ai dënoi qytetarë shkodranë me 15 vite burg për terrorrizëm, vetëm se kishin rrëzuar, lexojeni mirë… kishin rrëzuar, bustin e Stalinit në dhjetor ‘90.

Partia Demokratike ia ka përmendur shpesh këtë fakt, duke e stigmatizuar për mbrojtjen deri në fund të një diktature në agoni, duke ia kthyer parç dhe mbrapç këtë vendim të 13 dhjetorit ’90.

Por, historia nuk mbaron me kaq. Ky personazh, që demokratët e urrejnë sa më s’bëhet, rezulton t’u ketë shërbyer edhe atyre me të njëjtin zell siç dinte t’i përunjej stalinistëve të fundit të Europës.

Në kohën kur Berisha erdhi në pushtet, ai qëlloi të ishte anëtar i Gjykatës së Lartë. Në rrethet e juristëve, nisur nga e shkuara e tij, por edhe nga lidhjet e ngushta që kishte me Fatmir Xhafën, mbikqyrësin e PS-së në gjyqësor, ai njihej si një “i pavarur” pranë së majtës. Kjo bindje u shtua edhe më shumë, pasi ai humbi të vëllain gjatë tragjedisë korruptive të Gërdecit.

Çdo opozitar i regjimit të Berishës ndihej i sigurtë se kishte një përkrahës në gjykatën supreme të vendit.

Por, kur erdhi puna të vihej në provë, vëllai i viktimës së fabrikës së vdekjes, i zhgënjeu të gjithë ata.

Në momentet më kruciale, atëherë kur duhet të gjykonte pataten e nxehtë të videos Meta- Prifti, që u bë edhe sebepi i masakrës së 21 janarit, Ardian Dvorani do ta nxirrte në pah karakterin e tij të vërtetë.

Të gjithë e mbajnë mend se Sali Berisha u përpoq me mish e me shpirt ta nxirrte të pafajshëm aleatin e tij, të cilit në formë presioni ndaj gjyqtarëve, i shkoi për darkë një ditë para procesit. Një nga ata që e hëngri këtë presion, duke ndikuar që rezultati në Gjykatën e Lartë të dilte 5-0 pro Ilir Metës, do të ishte pikërisht ai, Ardian Dvorani.

Thashethemet atëherë qarkulluan se e kishin shantazhuar me një video të dyshimtë, duke e bërë të ndryshonte qëndrim.

Megjithëatë, ndonëse ky aludim nuk u vërtetua asnjëherë, ai mbeti si një nga gjykatësit që i shërbyen Berishës, atëhere kur i duhej më shumë dhe kur e pati më të nevojshme.

Kohët ndryshuan shpejt. Meta e braktisi Berishën për t’u vllazëruar me Ramën dhe radha erdhi edhe për kameleonin Dvorani, sërisht. Ish stalinisti që i shërbeu Saliut, tani do të konvertohej sërisht si i majtë.

Fati i tij i madh ishte se ardhja e Rilindjes në pushtet përkoi edhe me projektin ogurëzi të kapjes së drejtësisë. Ajo do t’i lejonte Dvoranit të vazhdonte të qëndronte në Gjykatën e Lartë edhe pas skadimit të mandatit, ndonëse kolegët e tij dhanë dorëheqjen kur u mbaroi afati.

Aftësia për t’u lëpirë me pushtetin e radhës e shpëtoi edhe në vetting. Ndonëse për shumë më pak sesa kaq, kolegë të tij ishin djegur gjatë rivlerësimit, ndonëse nuk i rezultonin 100 milionë të justifikuara të pasurisë dhe i mungonin 4 faqe “prej pakujdesisë” në formularin e pasurisë, Dvorani doli i pastër.

Jo vetëm kaq, pasi vettingu dogji Zaganjorin, ai u bë formalisht edhe kryegjyqtar i Gjykatës së Lartë, me vetveten si anëtar të vetëm.

Me këtë tagër u emërua në fillim të këtij viti kryetar i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi (KED), nga ku prodhoi edhe kaosin e tanishëm.

Ndonëse Ardian Dvorani tentoi të kandidonte në Kushtetuese për shërbimet e bëra, partisë i duhej përkohësisht në KED dhe ai dha momentalisht dorëhejen nga ambicia e tij.

Në KED duhet të përzgjidhte anëtarët për Gjykatën Kushtetuese, ngritja e së cilës ishte shndërruar në një urgjencë për ndërkombëtarët dhe ishte shënuar në një nga 9 kushtet e Bundestagut gjerman.

Po të rilexohen deklaratat e tij, si ajo që i dha në qershorin e kaluar A2 CNN, se që në atë kohë listat e kandidatëve ishin gati dhe në shtator ata duhet të zgjidheshin në kushttuese, kuptohet më mirë gjithçka.

Por, këtu, në bashkëpunim me Rilindjen, filloi procesi i vonesës, qëllimi i së cilës ishte çuarja e zarave të partisë në krye të drejtësisë.

Dvorani në një dakordësi të hapur me Parlmentin e drejtuar nga Ruçi, bënë gjithçka për t’i hequr mundësinë e një zgjedhje të lirë presidentit Meta. Ai që nga data 21 shtator (pra pikërisht atëhere kur pati deklaruar se procesi do përfundonte) e deri në 7 nëntor i mbajti të fshehura në sirtarin e skrivanisë së tij, listat tashmë të votuara nga anëtarët e tjerë të KED. E bëri këtë me qëllim, pa njoftuar asnjë nga kolegët dhe megjithëse ligji nuk i njeh asnjë të drejtë më tepër se këta të fundit.

Pastaj në bashkërendim me Gramoz Ruçin, ia dërgoi listat parlamentit në afatin e skajshëm, deputetët i vonuan po në afatin e skajshëm prej 30 ditësh, në mënyrë që Arta Vorpsi të zgjidhej automatikisht dhe të shmangej Ilir Meta nga procesi.

Si pasojë e këtyre manovrave sa meskine, po aq edhe perverse, ne jemi sot në gjendjen që kemi dy të emëruara në një karrige për Gjykatën Kushtetuese, dhe në pozitën groteske, kur njëra prej tyre shkon e betohet përpara një noteri buzë Lanës.

Ky pra është kontributi i një personazhi si Ardian Dvorani, stalinisti i fundit në Shqipëri, njeriu që e ndihmoi regjimin e Berishës duke e shpëtuar në gjyqin e Metës dhe që tani po i shërben me zell Rilindjes.

Kuptohet se duke pasur në krye kameleonë të tillë, tipikë për tranzicionin shqiptar, ku do të përfundonte reforma euro- atlantike në drejtësi, aq shumë e propaganduar nga ata që na kanë lënë tashmë shëndenë: Lu dhe Vllahutin.

©Lapsi.al



41 Comments

  1. Artikulli ka disa gabime, porbme i rendesishmi eshte se nuk eshte gjyqtari personi qe i nderlikoi situatat duke krijuar lete gjendje kaosi ne GJK. Ai eshte sherbetori i arij qe e krijoi kaosin, por edhe ky padron i gjyqtarit, te jeni te sigurt se i jep keto urdhra pasi e ka te pamundur te ike nga pushteti pa shlyer detyrimet ndaj disa njerezve qe “te pine gjal ne vetull” po nuk iua plotesove te gjitha atp qe iu ke premtuar. Keshtuqe nxitesi kryesor eahte personi qe do ta kete gjyqesorin nen kontroll kur te vije momenti i llogaridhenjes. Vecse ketu ka nje problem, harrohet se sherbetore te cdo regjimi si puna e ketij gjyqtarit qr i ka skaduar mandati edhe me vendim te GJK, nuk e lane problem te nderrojne padron

  2. PS. Para se te komentojne artikullin.
    O Lapsi, merni nje vendim ju lutem dhe boll me me shkaterrimin e gjuhes Shqipe. “Momentin me krucjal”. Nuk ju tingellon qesharake? Cfare te keqe ka me “Momentin me te rendesishem” ????? Mire qe lexojme ca te paverteta e ca te verteta te bera bashke, per qellimet e kush e di se kujt, te pakten gjuhen mos e shkerdheni ne kete menyre. Gjuha Shqipe eshte dhe gjuha me te cilen mendojme nuk eshte thjesht komunikim mes Shqiptareve por botekuptim i gjithsecilit, pasi mendimet fantazite kritiken ne mendje e bejme Shqip. Fjala e “rendesishme” ka per baze fjalen “rend” (peshe), paraqet nje kuptim dhe imazh tjeter ne mendje, te nje ceshtje me peshe dhe vendimtare, kurse fjala krucjal e pershtater duke mbajtur byrekun me gjize ne dore nga ajo qe shkruajti artikullin, eshte anglisht “crucial”, vjen nga latinishtja crux, pra kryq, qe paraqet ne mendje imazhin e nje problemi pa zgjidhje udhekryq. Po nuk dite anglisht e latinisht dhe ta zoterosh si Shqipen, kjo fjale nuk shpreh asgje, varferon mendimin e atij qe e lexon. Boll perdhunuat Shqipen ju lutem, ju dhjefsha Saliun Ramen Meten e te gjithe bashke, nje gje te vogel keni ne dore te shkruani Shqip sic duhet dhe ate se beni dote, kafshe, shtaze shpelle ju duket vetja intelektual.

    1. Pretendon qe shkruan shqip siç duhet :
      Nuk thuhet “Po nuk dite “,nuk thuhet se beni dote “
      Artikulli eshte i drejte me njerez si ky Dvorani nuk ti hap dyert Europa …..

      1. Mos… me kape duke pretenduar qe shkruaj Shqip sic duhet. Nuk po i korrigjoj gabimet drejtshkrimore artikullit por perdorimin e fjaleve te huaja, kryesisht anglisht.

  3. krizat i shkaktojne politikanet, jo juristet shkullak… ne rastin konkret krizen e shkaktoi ilir meta. ligji flet qarte: kur presidenti nuk shprehet brenda 30 diteve, topi i takon KED… nejse shyqyr ka nje amerike qe mban shenim cdo gje

    1. Presidentit duhet ti shkoje nje liste me 3 emra per cdo pozicion, pasi kane votur me pare per nje kandidat secili Parlamenti dhe Gjykata e Larte.

      A ka ndodhur ky proces?

  4. Po ky paska ndihmuar salihun dhe regjimin e tij gjakatar,kur salihu i vrau vellain ne gerdec dhe ky mbrojti prap salihun,kur ky votoje pro metes per meten ky ishte burre I mire,sot ky bashke me ameriken jane mafioze,hajde kuptoje kete malok skrapari,po salihu ku eshte pse nuk flet,pse dhe kush ja ka qepur gojen e shqyer salihut dixhital

  5. Meta kishte ne dore te zgjodhte nga 3 juriste dhe nuka tha asgje per asnjeren qe te ishte e kapur nga maxhoranca. Vetem pse nuk ishin te tijat i hodhi poshte. Imagjinoni se cduhet te thone te majtet per znj. Xhaferllari tani qe duket se ju hodh presidentit ne preher. Mire keta te majtet qe duan ta zene Gj. K. me metoda qe vetem ju i dini qe pak a shume ankoheni se duan te vendosin njerez qe nuk jane tuajt po keta te majtet nuk kane arsye te ankohen kur shohin presidentin te bej xhonglime vetem qe te kap nje emer. Imagjinoni sikur parlamenti neser te thote se nuk duam asnje nga keto qe ka sjell KEDi po kemi te 7 ne liste qe na pelqen, ose sikur neser nga 3 kandidatet per kryeprokuror te mos zgjedh te parin por te 2 ose te 3 in cdo bej Lapsi.

  6. E kuptojmë që një prokuror është stalinist, pasi ka dënuar në Shkodër në fund të vitit 1990, 15 persona që hoqën bustin e Stalinit, por nuk e kuptojmë dot se pse ky stalinist paskej qenë i “dashuruar” me Berishën sepse paskej bashkuar me gjykatësit e tjerë votën e tij (5-0) pët të nxjerë të pafajshëm Metën ?
    Historia e përgjimit të Metës, a nuk është e ngjashme me historinë e përgjimit të Ramës e kaçiatorëve të tij hajdutë votash ?
    BIle historia e përgjimit të Metës është një ngjarje që u kthye në komedi e që nuk kiahte asnjë lidhje me Berishën.
    Të gjithë e mbajnë mënd se ai që e bëri përgjimin, miku i afërt i Metës Dritan Prifti, ndonëse Top Channel pati bërë disa ndërhyrje për të përzjerë edhe Berishën në ate histori, deklaroi publikisht se Berisha nuk kishte lidhje me ate ngjarje, e bile edhe Meta deklaroi se Berisha nuk kishte fare lidhje me ate çfarë dëgjohej në përgjim.
    Berisha i kërkoi dorheqjen Metës dhe pasi ai doli “i pafajshëm” nga gjyqi, deri në fund të koalicionit qeverisës me LSI, Meta nuk u rikthye në postin e tij.
    Këto janë fakte të njohura nga të gjithë.
    Lapsi i Bushatit nuk heq dorë nga teoritë konspirative se edhe themeluesi i të parës parti opozitare me ish PPSH, Partisë demokratike, paskej pasur lidhje të fshehta me stalinistin Dvorani, e si “fakt” për këtë, na përmend mbrojtjen nga Dvorani të Metës.
    Llogjikë qesharake !
    Çfarë duhet të themi atëhere që e gjithë ushtria e juristëv, prokurorë e gjykatës, përfshi edhe policinë e shtetit, nuk lëvizi asnjë gisht për përgjimet jo vetëm të Ramës, por edhe të një dyzine të bashkëpuntorëve të tij të afërt që i publikoi jo Topi i Kanaleve, por Zeri i Amerikës e gazeta e madhe gjermane Bild pa zënë në hesap media të tjera europiane ?
    A mos qenka më e rëndë të kesh marë rrushfet disa mijra euro, sesa të vjedhësh me mijra vota nëpërmjet blerjes së tyre nga paratë e drogës ?
    Po e lemë mënjanë vjedhjen e votave.
    Por përse nuk lëvizi asnjë prokuror për vjedhjen tek Unaza e re ku bëhej fjalë për qindra miliona euro ?
    Po hiqni dorë o të bekuar gazetarë majtistë nga krahasimet e të pa krahasueshmeve.
    Qenka njëlloj Berisha me ish ministrin e fundit të sigurimit enverist Rruçi që vazhdon të bëjë pazare me stalinistin Dvorani

  7. Laura duhet te jete nhe njohese e shkelqyer e Kushtetutes. Lum si rilindja qe ka njerez te tille qe mundohen te na e mbushin mendjen se jane kaq budallenj, saqe nuk dine as te lexojne. Rrofte rilindja dhe komiteti i saj qendror, rrofte lideri global, i dhenshim dite nga ditet e “laurave”… Urra! Urra! Urra!!!

  8. Po per stalinistin Berisha pse nuk thoni qe i kishte te gjithe ne dore pasi i kercenonte me dosjet e komunizmit te cilat nuk i hapi kurre,prandaj i sherbenin dhe vazhdojne ti sherbejne me devotshmeri komunistit te fundit dhe me te madhit ne moshe dhe mbajtesit te teseres se PPSHse me shume vjet se gjithe te tjeret qe jane aktive ne politike(25 vjet!!!)…

    1. Nëse do të quanim “kriminelë stalinistë” të gjithë shqiptarët që u antarësuan në PPSH, në të vetmen parti të regjimit monist enverist, i bie që me rrëzimin e atij regjimi, do të duhej të arrestoheshin e burgoseshin qindra mijë shqiptarë që e morën me hir e pahir ate teserë e duhej të hapeshin pesëfishi i burgjeve ku të “strehoheshin” të gjithë.
      Të mos harojmë që komuniste e bile më të vendosur se Enver Hoxha e me bindje ideollogjike marksiste më të formuara, kanë qenë qindra ish pjestarë të grupeve komuniste, para krijimit të partisë komuniste nga jugosllavët.
      Të gjithë ata komunistë të grupeve të Korçës, Shkodrës e Tiranës, u eleminuan fizikisht ose hapurazi ose pas krahëve nga diktatori Hoxha.
      Të njejtin fat pësuan edhe gjithë ata që e kishin njohur Enverin në rini.
      Para se të vdiste diktatori, nuk kishte ngelur pothuajse asnjë nga krerët komandues të LNÇl, komandantë e komisarë brigadash e divizionesh partizane, pasi ose u burgosën prej tij, ose u pushkatuan me gjyq e pa gjyq.
      Me përhashtime të vogla, në fillim vitet 80-ë, nuk kishte ngelur asnjë antar byroje i PKSH apo PPSH që sollën “pushtetin popullor” komunist.
      Është e vërtetë që në partitë e reja opozitare me ish PPSH që e ktheu emrin në PSSH, ka pasur edhe shumë intelektualë që ishin antarësuar formalisht në partinë e punës, por a mund të akuzohen të gjithë ata njëlloj , qoftë edhe krahasuar me spiunët e sigurimit, si “kriminelë” të rregjimit enverist ?
      Jo më tek antarët e thjeshtë të PP, por edhe në strukturat udhëheqëse të asaj partie, është idiotësi që ti akuzosh të gjithë njëlloj si kriminelë stalinistë.
      Në piramidën e një shteti diktatorial, fajet më të mëdha i ka diktatori.
      Veç tij, përgjegjësitë më të mëdha i kanë pasur organet policore e të sigurimit. Pas tyre vijnë juristët që ishin edhe më të zellshëm në krime, sesa diktatori.
      Pjesë e piramidës diktatoriale ishin edhe strukturat udhëheqëse të PPSH, që nga sekretarët e parë të Komiteteve të partive në rrethe, antarët e KQ të PPSH e deri tek koka e piramidës, Byroja politike e KQ të PPSH.
      Mora shkas për të shkruajtur këto rrjeshta për të vërtetën historike të Shqipërisë, duke lexuar pseudonimin “Viçidoli” të një militanti injorant socialist, që pretendon se Vicidoli , një fshat fare i vogël në Tropojë, na paskej qenë kryeqyteti i Shqipërisë në 5 dekadat e diktaturës enveriste, e mjeku i shquar Berisha i ardhur nga ky fshat , na paskej qenë “stalinisti” më i betuar i diktaturës komuniste, vetëm sepse edhe ai si pjesa më e madhe e të shkolluarve të asaj kohe, pat qenë i detyruar të merte teserën e PP, për të bërë karierën në profesionin human të mjekut.
      Nuk do ta përmendja sigurisht fare këtë tru peshk, po të mos lexoja në mediat shqiptare që me kësisoj idiotësishë abuzojnë edhe emra të njohur publikë që e shesin veten si “analistë”

      1. nuk u antarsuan gjith shqiptaret ne ppsh, kujdes kur flet ose fol per veten. ne ppsh nuk ishin as 10% e shqiptareve, dhe nje nga keta salh vrimacelsi.

        1. Ore qejflli bravash e vrimaçelsash !
          Po ku lexove ti në komentin tim se “të gjithë shqiptarët u antarësuan në PPSH” ?
          Kam thënë që një pjesë e intelektualëve ishn të detyruar të antarësoheshin në PPSH, si mundësia e vetme për të bërë karrierë profesionale kurse pjesa tjetër, pjesa më e madhe , as që kishin nevojë ta bënin këtë pasi vinin nga familje komuniste, dhe e kishin të siguruar karrierën me teserat e prindërve.
          Mandej, mos i hyj përqindjeve se sa antarë të PPSH kishte Shqipëria nëkohë të Dullës.
          Në krimet e diktaturës enveriste, fajtorë për humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm apo burosjen e tyre, ishin 30% e shqiptarëve të zellshëm për të spiunuar, e që si kusht për ti rekrutuar sigurimi, nuk duhej të figuronin me teserën e PPSH..

  9. Këto dy pyetje hedhin dritë mbi palën që vonon formimin e GjK:
    1. Pse zgjodhi Meta si anëtar të parë të saj Besnik Muçin, i cili nuk ka mbyllur akoma punë në vetting, nëse jo për të vonuar së paku me 30 ditë përzgjedhjen e dikujt tjetër, nëse Komisioni i Apelit e heq atë nga sistemi i drejtësisë, siç duket se po ka gjasë të ndodhë në 21 nëntor?
    2. Pse priti Meta thuajse 30 ditë për ta bërë publik qëndrimin e tij dhe nuk ia paraqiti opinionit publik atë që dje e quajti punë rrugeçërish?

  10. Sipas fugshklyma te ketushem fajin e ka saliu????
    Dvorani eshte fiks i kulluar!

    Dvorani eshte nje, ked eshte i pa plotesuar gjysmak. Dmth gjysmak ne numer dhe gjysmak ne te tjera kritere

    Po harroni nje dimension te rendesishem. Kohen

    Strukturat gjysmake po formohen ne kohen qe do vijne zgjedhjet.

    Duhen edhe disa muaj qe te permbyllen
    Pastj fillon fushata dhe ska per tu marre njeri me reformen e deshtuar.
    Eksperimentin e deshtuar drejtesise te Sorosit ne shqiperi me autor Edi Ramen.

    Kujtoni se nuk i ze gjumi burokratet e ambasadave per refirmen ne drejtesi??
    ?????

    Loja eshte kryer. Shqiptaret skane drejtesi . Qeverisen nga kriminele ose te lidhur me ta. Dhe jane duke emigruar masivisht
    Copyright Edi Rama 2013 2021… ose me shume✊✊✊

    1. ik o kar se ngele me suflake ne dor para shqupit. je ber bajat me karlliqet qe shkrun. sado ta mbroni like floririn eshte e kot. nqs per te tjeret flitet se jan hajduta (dhe me siguri ashtu do jet) ky horr eshte i vetmi qe e kan kap me presh ne dor dhe qe te gjith e kan par me ze e me figur.

  11. O Bushat e perdredh fjalen gjithandej, e ne fund del “burre i mire” duke luftuar me te gjithe….nuk je me i besueshem….

  12. Nje gje do i thosha ketij autorités te ketij shkrimi: Gjithe sa thua or mik jane te drejta, preveç asaj qe e quan qeverisjen Berishes regjim. Pa i shkuar gjate, aq sa mendja e autorit te shkrimit nuk shkon, po i themi ketij fare autori: Po te ishte qeverisjes e Berishes nje regjim, ky miku yt qe eshte ne qeveri nuk do ishte ne pushtet, por fat keqes ishte nuk eshte ashtu dhe ti si prestations i gazetucet e te hajdutit, béni kritikuesin sipas urdherit te kryrdoçit, qe konsiston ne ate qe “kritikomeni mua” por mos harroni te them sonique se edhe Berisha ish si une. Brari i kurves , si i tille qe eshte vret dy zogj me nje gure, dhe ju bastardet e tije çorrodisni shsiptaret. Turp, te cilen ju nuk e nji hini, kellire. Ndooshta nuk publikohet, por une shprehem sepse nuk e duroj dot talljen me popullin tim, dhe me mua e shume te tjere qe mendojne si une.

  13. Salihu nuk ishte regjim thua ti revolta por vrasjet i beri,kercenimet i beri por fati e la ramen te shtrire ne bulevard,gazeten koha jone kush e dogji,gazetarin uka kush e vrau o revolt,rradhen e kishte azemi,zef brozin kush e kercenoje,gerdecin 21 janarin olldashin kush I beri o revolt ky quhet Regjim o revolt,bushatin e te tjere kush i quajti pucista o revolt pjelle omgj e salihut,my quhet regjim gjakatar i salih karaxhic berisha

    1. Or tutkun Berisha ka pranuar humbjen 3-4 here ne zgjedhjet lokale ne 92 ne referendumin 94 ne 97 dhe ne 2013 plus ne 2009 qe vajti 70 deputet qe po te kishte vjedhur nuk do shkonte 70 po 170

  14. Po meqe paska qen Stalinist, si ka mundesi i ka shpetu Saleh digjital vrimacelsit qe nuk i shpeton asnje qirje ne byth e asnje qirje pas gardhit? si ka mundesi qe i paska shpetuar ky stalinist pa e heq nga puna? ne e shpjegoni ju te lapsit qe beni keto anal-isa per te mbrojt e per te ber hero like horr kostitucionalist floririn (qe e ka vertetuar qe eshte nje cop anadollaku per sa i perket njohjes te ligjeve dhe kushtetutes) e per te denigruar dike qe ne kete profesion paska nje jet te ter. besoj se pergjigja eshte e thjesht. Saleh digjitalit ose i ka hyr ne pun kur ishte vet, ose ka nostalgji per stalinistat e fundit pasi dhe vet eshte nje prej tyre. Na hapet barkun me anal-iza bajate per te brojt nje cop hajduti me zile si like floriri. ketij te fundit as gruja nuk i shkoi ne zgjedhjet qe dekretoi, as gruja se pordhi e jo me ta degjojn shqiptaret.

    1. Nga gjuha e ndyrë e tregon veten se je produkt i harbutit që keni zgjedhur si kryeministër
      Ai është i vetmi politikan që është dëgjuar të përdorë në parlament fjalor të ndyrë rrugaçësh, prandaj ju pëlqen ju kategorisë së bandave të trafikut të drogës.
      Për një gjë ka të drejtë Bushati që ju frymëzon duke e quajtur edhe qeverisjen e Berishës si regjim.
      Në fakt e ka një faj të rëndë ai, që dëgjoi socialistet e qeverive perëndimore dhe e hoqi dënimin me vdekje.
      Kur në kohën që qeverisi Berisha dhe u varrën në mes të Fierit nja tre-katër nga kriminelët që kishin masakruar një familje, soji i juaj kriminal komunist, e mbylli sqepin ca vite nga frika.
      Sapo u hoq ai ligj e u trimëruat ju fosilet e Enverit.
      Gabimi i Berishës ishte që nuk bëri edhe ai një regjim diktatorial që ta pastronte Shqipërinë nga kërmat kriminaëe të diktaturës enveriste.
      Po ta kishte bërë këtë së paku në mandatin e parë të qeverisjes demokratike, sot jo më Dvoranët, por as këlyshëz e tyre nuk do të guxonin të lehnin për SHQUP

  15. Une dua fshatarin qe punon token, njeriun qe e do profesionin e vet, nuk e dua dhe e neveris fshatarin qe ben si pidh some. Nga miu te qiu.po su ngope te jap dhe mut lope.

  16. Shkrim super. Jan mafioze kta dvorani agace maks haxhia dhe grate e tyre mostra rrugace hajdute. Udhtojn bashk kta neper hotele lluksi dhe jan pasanik te papar. Reform ne drejtesi sdo ket kurre me kta.

  17. Prandaj nuk bejme hajer ne shqiptaret. Ky eshte nje artikull qe, pavaresisht elementeve qe jane pasqyruar, ne vetvete ka qellim te tregoje llojin e njeriut qe eshte ky Dvorani. Ne vend qe te beni ndonje koment mbi kete figure shkoni te gjithe si kara mbas Saliut, Ilirit etj. Njoni i bje gozhdes, tjetri i bje thumit e te tjeret duket qe i bine me dore. O KARAAAAAAAA sufllaqexhinj artikulli eshte per Dvoranin. Dhe nje keshille per komentuesit qe i kane sufllaqet falas nga rilindja: mos hani me sufllaqe se edhe mishi ka dale me salmonele edhe kajmaku u prish….. do ngordhni po vazhdut me qylin

    1. Mos u jep keshilla neokomunisteve, leri te helmohen qe te paksohet rraca m** ** prej hajduti dhe skenaristi planprishes 🙂

  18. Regjim, o i prishur ishte ai i endhjerit dhe gjyshit tend; e i doçit te tanishem, e jo i Berishes o imoral!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *