• |
ide | kryesore

Qesharake/ Socialistët akuzojnë opozitën se mbrojti Olta Xhaçkën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur gënjeshtra është shumë e trashë, intriga e humb vlerën dhe kthehet në një skeç komik. Kështu ka ndodhur edhe me zvarritjen e procedurave për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Dihet se socialistët e kanë mbrojtur ish-ministren e jashtme nga një vendim, që me gjasë do t’ia hiqte mandatin dhe do ta zhvishte nga imuniteti i deputetes. Por, tani që nuk dinë si ta mbrojnë më, bëhen qesharakë dhe thonë se faji për vonesat ishte i opozitës.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, ku u vendos që në seancën e radhës parlamenti ta dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, deputetët e opozitës u ankuan për vonesën e këtij vendimi që nga korriku i vitit të kaluar. Gazment Bardhi i kërkoi Lindita Nikollës të kërkojë ndjesë sepse i ka sorollatur që prej korrikut të vitit të kaluar, me qëllim.

“Në emët të opozitës dënoj me forcë bllokimin prej një viti e tre muaj të bllokimi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Do të ishte ne nderin tuaj zonja kryetare dhe në nderin e kolegëve në Këshillin e Mandateve që u bënë mburojë e antikushtetuetshmërisë, që gjykata kushtetuese të gjykonte papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës” u shpreh Bardhi.

Por Lindita Nikolla e kishte gati përgjigjen. Duke harruar se çfarë ka ndodhur vetëm disa javë më parë, Nikolla tha se fajin për zvarritjen e kishte opozita që kishte protestuar.

“Nga korriku deri sot që flasim, besoj se duhet ta drejtoni pyetjen nga vetja tuaj për shkak se u përfshimë në anormalitet dhe ne nuk mund të mblidheshim në mënyrë të njëanshme për të marrë vendim qoftë këtu në Këshillin e Mandateve, qoftë në parlament” tha Nikolla duke ia ngecur opozitës fajin për refuzimin që i ka bërë parlamenti gjykatës Kushtetuese.

Këtë justifikim e përsëriti edhe Klotilda Bushka, që kujtoi se si deputetët e opozitës nuk i lejonin këta të mazhorancës të uleshin duke i marrë karriget.

“Ne një komision nuk e kemi bërë dot se ka pasur bllokime të uljeve” u shpreh Bushka.

Me pak fjalë, sipas justifikimit të dobët të socialistëve rezulton se Olta Xhaçkën e mbrojti opozita.

Në realitet, protesta e opozitës po përdoret si një pretekst, sepse me gjithë përpjekjet e deputetëve demokratë në parlament janë miratuar dhjetëra ligje dhe janë zhvilluar po aq mbledhje të komisioneve parlamentare.

Lexo edhe: Mandati i Xhaçkës/ Njolla e turpit të Gjykatës Kushtetuese

Lexo edhe: Ping-pong i socialistëve për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës

Lexo edhe: VOA: Jorgo Goro u arrestua për pronën e bashkëshortit të Olta Xhaçkës

Rreth dy javë më parë, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i dërgoi një letër Lindita Nikollës ku e akuzoi për “mbrojtje politike” që po i ofrohet deputetes së partisë në pushtet nga Kuvendi.

“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruajti Bardhi në këtë letër.

Sipas tij, Kuvendi duke mos zbatuar këtë vendim po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik tek Gjykata Kushtetuese.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara…”– vijoi më tej në letrën e tij Bardhi, duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.

Zhbllokimi i procedurave për Olta Xhaçkën është kërkuar edhe nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zaçaj tha se nuk i takon politikës të vendosë se si të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik. Unë e kam përmendur dhe herë të tjera – vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën, në fakt, zbatim të vetë Kushtetutës. Kështu që fjalët janë të tepërta për të dhënë një mesazh më tepër përtej kësaj që unë sapo thashë. Çdo vendim duhet të zbatohet. Nuk ka një rrugë tjetër, nuk ka një mekanizëm tjetër dhe arsyeja pse nuk ka një mekanizëm tjetër është sepse është e pamundur të imagjinohet që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese” tha ajo.

Që kur u zbulua skandali i vendimit të qeverisë që i dha statusin e investitorit strategjik, Artan Gaçit bashkëshortit të ministres së jashtme, Olta Xhaçkës, kryeministri Rama gjithnjë i ka dalë në mbrojtje. Madje, pyetjet agresive që u bënë në konferencat e shtypit për konfliktin e interesit të ministres Olta Xhaçka u shoqëruan me përjashtimin e gazetarëve nga konferencat për shtyp në kryeministri.

Rama ka refuzuar të pranojë se qeveria e tij ka marrë një vendim klientelist, për Artan Gaçin mikun e tij të rinisë dhe për bashkëshortin e ministres së jashtme të asaj kohe, i cili do të ndërtonte një hotel me 5 yje në Dhërmi. Ndërkohë vetë Olta Xhaçka duke qenë e ndërgjegjshme për konfliktin e interesit, mungoi në mbledhjen e qeverisë ku u mor vendimi kontravers.

Me gjithë tentativat e qeverisë për ta shuar këtë skandal, gjërat kanë shkuar gjithnjë e më keq. Për hotelin e Artan Gaçit, ka shkuar në burg ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro dhe disa ish-drejtorë të kadastrës së Vlorës janë në ndjekje penale për falsifikim të dokumentave.

Ata akuzohen se nëpërmjet falsifikimit kanë tjetërsuar pronën shtetërore në mënyrë që kur të niste investimi strategjik, dokumentat të ishin në rregull.

Dokumenti/ Meçollari përballë Xhaçkës për kalimin e pronave të ushtrisë tek privati

Ndërkohë, Olta Xhaçka është paraqitur disa herë në SPAK për dhënien e pronave të ushtrisë në bregdet për biznesmenët më të mëdhenj të vendit. Denoncimi për të është bërë nga ish-ushtarakë që refuzuan të firmosin ndaj dhe u larguan nga ushtria gjatë kohës që Xhaçka ishte ministre e mbrojtjes./Lapsi.al



5 Comments

  1. Qëllimi ishte së pari që Berisha të shkonte në zyrat e Kuvendit, dhe të konsiderohej që kishte marrë pjesë në punimet e Kuvendit duke thyer mungesën gjashtë mujore që mund t’i rrezikojë mandatin dhe së dyti t’i jepej mesazh Gjykatës së Apelit që do merrte sot vendimin për masën e sigurisë së Berishës.

  2. Ju thoni që është e pamundur që opozita të mbrojë Olta Xhaçkën? Por ata janë në të njëjtën skuadër more gomerë, hahahahaha.

  3. “A ia bëri mirë SPAK Berishës që e ‘burgosi’?” Bardhi: Unë e respektoj dhe mbështes fort drejtësinë,ky bythqiri i kavajes do ta beje qe salihu te vrase veten ne ballkon dhe shpellkaret lumneshi e lushaj ta quajne hero i demonkracise.

  4. Himara Autonome
    ZXhacka duhet te mbaje pergjegjesi per problemin qe ka i shoqi
    Jo vetem po cdo weveritar apo deputet qofte meglatura e shtetit ligji duhet te jete me i ashper se sa per popullaten e cila esht jasht meglaturespolitik shtet
    Politika parlamenti dhe administrata jane njerezit we deformojne ligjin dhe demokracin e vendit
    Pra per keta nuk duhet te ket meshire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *