• |
ide | kryesore

Mandati i Xhaçkës/ Njolla e turpit të Gjykatës Kushtetuese

Arkiva, Kryesore, Lajme
kushtetuesja Xhacka gaci



Sjellja e parlamentit me mandatin e ish ministres së jashtme Olta Xhaçka, e dyshuar për konflikt interesi, po tregon edhe njëherë se deri në ç’pikë e ka përdhunuar drejtësinë pushteti absolut i Edi Ramës. Shefja e kuvendit, Lindita Nikolla, po refuzon me përbuzje të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që e detyron atë ti dërgojë për shqyrtim kërkesën e opozitës për djegjen e mandatit të deputetit, për ish ministren “investitore strategjike”.
Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

LEXO ME TEJ:

Arrestimi i Goros/ Drejtësi nga SPAK, apo kalkulim politik?:

Natyrisht, rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës. Pikërisht për këtë arsye Lindita Nikolla thjeshtë e mban në sirtar prej më tepër se një viti kërkesën dhe nuk e çon atë për gjykim. Por, mëkati i kësaj fshehje prej ligjit nga ana e rilindasve është shumë më e vogël se ndihma që kauzës së tyre i ka dhënë një institucion “i pavarur” si Gjykata Kushtetuese.
Në fillim të vitit të shkuar kjo gjykatë u përball me me dy kërkesa të opozitës për të këtë çështje. Njërën të firmosur nga 28 deputetë berishistë, për shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Hoteli në Dhërmi/ Ping-pong i socialistëve për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës

Dhe një kërkesë tjetër, që vinte nga opozita e vulës, në të cilën atë kohë bënin endje pjesë edhe deputetët e grupimit Bardhi. Në këtë kërkesë kërkohej vetëm zbatimi i procedurës, ose thënë ndryshe detyrimi i Kuvendit për ti përcjellë kësaj gjykate atë që këmbëngulte minoranca.

Me vullnetin për ti shërbyer pushtetit, Kushtetuesja u kap pas kësaj manovre të “vulës” dhe refuzoi ta shqyrtonte në themel çështjen e mandatit të Xhaçkës. Pesë gjykatës të saj, ashtu siç kanë bërë rëndom këto kohë, Vitore Tusha (tashmë e larguar), Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Sandër Beci e Marjana Semimi, vendosën të fitonin kohë duke ia kaluar topin sërish parlamentit. Ata morën një vendim skandaloz për ti kufizuar kompetencat vetes dhe për ti’a zgjeruar ato shumicës parlamentare, duke përdorur si alibi për këtë kërkesën e 14 deputetëve që mbështesin dyshen Alibeaj-Basha.

Andi Bushati: Himara, si arkëmort i SPAK 

Sot nga ky vendim, që e detyronte Lindita Nikollën ta çonte çështjen në gjykim, ka kaluar më shumë se një vit, por kryeparlamentarja e mban atë ende në sirtar. Kushtetuesja i la të gjithë hapsirën e nevojshme pushtetit të mbronte deputeten e tij, mandati i së cilës përfundon normalisht në verën e ardhshme.

Në një përpjekje për të shplarë qëndrimin e një viti më parë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka denoncuar së fundi “mbrojtjen politike” që po i ofrohet Xhaçkës.
Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ai kërkon zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e Konferencës së Kryetarëve për të futur në rend dite të seancës më të afërt urdhërin për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të mocionit për interpretimin e mandatit.

“Çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet…,” shkruan Bardhi në këtë letër të bërë publike të hënën. Sipas tij, Kuvend i duke mos zbatuar këtë vendim po shkel të drejtën e pakicës parlamentare, parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin publik tek Gjykata Kushtetuese.“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara…”- vijon më tej në letrën e tij Bardhi, duke iu referuar arrestimit të kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i akuzuar si i përfshirë edhe në tjetërsimin e pronës ku po ndërton bashkëshorti i Xhaçkës.

Deputetët e opozitës që shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës 

Lindita Nikolla, ka përdorur një sërë alibish, që nga axhenda e ngjeshur e deri tek gjendja kaotike e parlamentit për faj të opozitës, për të mos e shqyruar këtë çështje. Por sado imoral të jetë veprimi i saj, ai është ku e ku më i pranueshëm se kolaboracionizmi i gjykatësve kushtetues, të cilët e kishin këtë dosje në tryezë në shkurtin e 2023, por vendosën të futeshin në pirueta për të fituar kohë dhe dhe për të bërë atë që dinë të bëjnë në perfeksion: mosdhënien e drejtësisë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. O Lapsi
    Mirë thua ti….
    Por mos harroni se keta bastardë janë pjellë e lavireve te yshtura neper bunkerë
    Dhe prandajë partia e kurvit te ngordhurë dhe sigurimsat e dinin ku i kanë kopilët e tyre….
    Dhe i çonin nëper konviktet e kohës se largqoftit…
    Hanin fasule dhe oriz e makarona kombinati falas….
    Dhe mesonin kurvëri e spiunllik
    Dhe çdo ditë betoheshin se do i sherbenin vetëm sektës së barkthatëve bolshevikë pergjihmonë.
    Prandaje këto buçe( kushtetuese gojore)
    Njësojë si sander dheshja që mbyti te djathtet me gaz dhe shkopinj gome…..
    Janë vetem copa nga nje mut i madh bolshevik.
    Po te ishin soj aristokeatesh nga familje te ndershme…
    Kurre Nuk do merresh un ato vendime….

  2. ky vend ka ik per lesh , me ardhjen e rames shteti u shkerdhye teresisht

    nese para 15- 20 vjtesh drejtesia funksiononte keq, sot eshte shkaterruar totalisht .

    nese para 15 20 vjtesh , tenderat kishin gare dhe nuk ishin paravendosur me nje garues dhe jo me fond limit, sot jo vetem qe jane me fond limit , me nje garues por ka edhe procedura sekrete

    nese para 15 20 vjetesh nuk ekzistonte asnje PPP , koncesion apo investitor strategjik sot jane qire me PPP incenrator investiore strategjijke e bastardizim i cfaredo prone ne breg e ne tere shqiperine

    nese para 15 20 vjetesh kishte vetemnje lazarat, sat ke shqiperi me hashash dhe permbytur me kokaine

    etj etj se sja vle me shkruj deshtimete rames por te themi me kryesorin

    nese para 15 20 vjetesh kishte 2.8 – 3 milion banore sot jane pergjysmuar ne 1.6 milion

    nese para 15 20 vjetesh per x leke , dhe bleje y mall, e sserbime sot merr gjysmen e . dhe ta harrosh te besh shpi

    faleminderit o edi rama qe ia qive robt atyre qe te votuan!

  3. Po pres komentet e minjve te bodrumit te rilindjes, te mbrojne hajduterine e ministres se radhes (:
    Komentoni pa frike, nuk po vidheni ju, po vidhen shqiptaret!
    Ju jeni minj, nuk jeni shqiptare!

  4. ARRESTOHET KADRI YMER KELLIRA ,KADRI YMERI PO MASTURBON NE AMBIENTE PUBLIKE ,POLICIA E FUTI NE BIRUCE KETE MANIAKE SEXUAL thotë:

    KOL KYCI SALLAKS ESHTE DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE

    KADRI YMER KELLIRA ESHTE DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT NE ZYRE TE LAL DHJERIT

    SKENDER GERON MINXHOZI ESHTE DUKE JA LEPIR KARIN FATMIR XHAFAJT

    KAR BOLJA BOLINO ESHTE DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH DENIS MINGES

  5. Zhupa jo vetëm që s’ka kërkuar falje për gënjeshtrën publike të shpërndarë në rrjetet sociale dhe nuk e ka fshirë njoftimin e saj, por ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se Peza në fakt është dorëhequr nga dorëheqja, a thua e di ajo këtë muhabet, dhe jo i zoti i punës.

    “Elvis Roshë që tërhiqen nga dorëheqja Rilindja ka plot!

    Ora e prokurorisë ndikon në të tilla sjellje me siguri…”, shkruan Zhupa.

    Tani këtë muhabetin e lajmeve të rreme, këta e kanë si shkollë nga Sali Berisha, që jo më larg se pak ditë më parë bëri të vdekur një fermer, ndërkohë që ai i shkreti doli publikisht në një video, për ta përgënjeshtruar.Salihu ka vrare e prere,djegur e shkatarruar,kercenime e perdhunosje te shoqerise dhe Spak e la vetem ne ballkon dhe jo ne burg,sepse rames i duhet salihu.

    1. Si po duket rilindja ta paskan shkërdhyer mamanë gruan motrën edhe ty në sumë që han mut në llogari të Ramës mor i pa emër i orës 14:59

  6. KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH VELLAIT TE GREG KRISTAQ DHE EDI KRISTAQ RAMES OLSI KRISTAQ RAMES E MOS SHKRUAJ KETU TE LAPSI

  7. Gjykata kushtetuesa nuk ka asnje ndryshim nga ato ne Bjellurusi apo Rusi, turpi i tyre do hyje ne librat e historise.

      1. E saktë! … Kurse parafolësi le t’i qajë hallin Rusisë apo Bjellorusisë. Ato janë vëndet e fundit ku akoma po ruhen vlerat e njeriut. Duke sharë me të drejtë mafiozët tanë të kuq, kjo s’do të thotë që është me vend të merresh me vënde të tjera të cilat i kanë vënë dërrmën “demokracisë” satanike sorosiane, (po të njëjtin gabim bën edhe Berisha fatkeqësisht).

  8. Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

    Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhte e vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *