• |
ide | kryesore

Hoteli në Dhërmi/ Ping-pong i socialistëve për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Olta Xhacka vendimi i Kushtetueses



Pasi nuk bllokojnë dot një vendim të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, socialistët kanë vendosur ta mbrojnë kolegen e tyre përmes zvarritjes së procedurave. Ata kthyen sot procesin e burokracive parlamentare në pikën zero me justifikimin që kështu i detyron vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në fakt, vendimi i Kushtetueses thjesht i heq parlamentit mundësinë që të mos e çojë për gjykim mandatin e Xhaçkës në këtë gjykatë.

Lexo edhe: PS mburojë e Olta Xhaçkës, refuzon Kushtetuesen për çështjen e hotelit në Dhërmi

Mandati i deputetes u vu në dyshim nga opozita kur u zbulua se qeveria, ku ajo bën pjesë si Ministre e Jashtme mori vendim për ta shpallur bashkëshortin e saj Artan Gaçin investitor strategjik në lidhje me një hotel me 5 yje që ai po ndërton në Dhërmi. Opozita akuzoi Xhaçkën për konflikt interesi, por ajo u mbrojt duke thënë se bashkëshorti i saj ishte biznesmen prej vitesh dhe përfitimi i tij do të ishte thjesht vendosja e çadrave në plazh.

Procedurat u rikthyen sot edhe një herë për diskutim në komisionet e Kuvendit dhe socialistët përfituan nga rasti t’i zgjasin akoma më tej duke i kthyer në pikën zero.

“Dispozitivi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na kthen në pikën zero, tek Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”– u shpreh Ermonela Felaj.

Në anën tjetër, Gazment Bardhi kundërshtoi zvarritjen që i bëjnë socialistët vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai ironizoi duke thënë se kur të marrë vendim parlamenti hoteli do jetë përfunduar.

“Ju nuk e mbroni dot zonjën Xhacka. Mos e zvarrisim më, edhe dy seanca kanë mbetur të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni pastaj, nëse nuk ka avokat të marrë ndonjë nga ju. Por që ta çojmë aty duhet ta çojmë se kemi një vit që e kemi paraqitur mocionin dhe e zvarrisim. Ajo po mbaron rezortin atje, rrezik shkojmë marrim nga një çadër dhe bëjmë plazh aty , ju vazhdoni akoma është investitorë apo nuk është investitorë. Ta ndajë Gjykata Kushtetuese”, tha Gazment Bardhi.

 

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit që ktheu në pikën zero procedurat parlamentare për mandatin e Xhaçkës

E gjendur nën akuzë nga opozita për konflikt interesi, disa muaj më parë Xhaçka e sfidoi opozitën ta çonte mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Ju ftoj ta çoni çështjen në gjykatë Kushtetuese dhe nuk mund të vish sot këtu të hedhësh baltë mbi punën, djersën e tij e ëndrrat apo aspiratat për të bërë një gjë më shumë” është shprehur ajo.

Por faktet tregojnë të kundërtën. Në fillim socialistët e mbrojtën ministren duke refuzuar ta çojnë mandatin e saj në Kushtetuese, ndërsa tani zvarrisin procedurat duke i nisur nga fillimi.

Xhaçka vetë nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë ku bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik, por duket se kjo nuk ka mjaftuar.

Bashkëshorti dhe kunata, investitorë strategjikë

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët” ka pranuar për BIRN më herët Artan Gaçi. “Më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët” ka shtuar ai. Por sipas dokumentave, në lojë u përfshi edhe kunata e ministres Xhaçka, Tawni Lin Grzych-Sutton ecila është partnerja prej shumë vitesh e Andi Xhaçkës – vëllai i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kompania e Sutton e fitoi të drejtën e përdorimit të tokës në bregdet nëpërmjet një marrëveshje me kompaninë AG.TCC Sh.p.k – në pronësi 100% të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres Xhaçka.

Lexo edhe: Resorti në Drymades, Artan Gaçi: ‘Unë jam investitori strategjik’

Lexo edhe: Aktori i Portokallisë investitor strategjik/ Si po falen tokat shtetërore tek miqtë e Ramës

Kompania e Gaçit mori statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij.

Gaçi i tha BIRN se për të shmangur konfliktin e interesit, “kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin”.

Në dy vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike përcaktohen edhe lehtësi të tjera për dy kompanitë në pronësi të familjarëve të afërt të ministres Xhaçka, të tilla si asistencë dhe procedurë e përshpejtuar për çdo akt administrativ, funksionimin e shërbimeve mbështetëse të furnizimit me ujë, lidhjen në rrjetin elektrik, kanalizimet e ujërave dhe infrastrukturë rrugore për objektin./Lapsi.al



9 Comments

  1. Nuk eshte vetem ping-pong i mavive por edhe degjenerim i drejtesise funderrine qe kemi . Drejtesia harron se kjo behet preçedent per vitet e mevoneshme dhe pastaj çdo hajdut i politikes ka te drejte te vjedhe dhe leket e vjedhura ti investoje si investitor strategjik , dmth te na vjedh e te na qi perjetesisht . Me shume se me politikanet mavi e te çdo soji ropt duhet me ja qi atyre kurvave te drejtesise qe jane me funderrinat e ketij kombi . Nuk ka anarkist ketu prandaj tallin bythen keto kurvat e drejtesise . nese do kishte anarkiste apo organizata te tilla , do ju behej jeta verem keture kurvave sepse kudo ku ti shikonin do ti peshtynin ne future e do ti merrnin me dru bytheve ,kudo qe te shkonin nuk do te ishin te sigurt , biles as ne shtepite e tyre . Ky vend ka nevoje per revolucion , anarkist dhe atdhetar .

    1. O Arbi ktu Olta Xhacka e ka shum gabim trualli ne breg det nuk trashgohet sepse esht publike vertet burri i Olta Xhackesh ka vite qe esht marr me biznes edhe pa qen Olta Xhacka ne politike mund te thuhet se mund te hapi ekspozit pikturash siç ka profesjonin jo te shkoj si nai kar derr burri Olta Xhackesh dhe te zaptoj truallin ne breg det me shezllone dhe Olta Xhacka thot se e ka trazhguar vetem truallet ne berg dete nuk trashgohen sepse jan pron publike

  2. Te mos e kuptoni akoma qe pushteti eshte ne dore te autokratit, qe ka mbledhur te tere mbeturinat e rraces se partise punes, bije kurvash e kurva si ne jete e politike.Njera ngato eshte kjo e firmes SUDE, dhe dihet bishtdredhua XHACKA, di vete e prejaredhjen qe ka kjo e tufa partiake e shteterore e sektit, qe deformuan sistemin e drejtesise ashtu sic e deshen, e aspak me parashikimet e kontributoreve.Tashti dihet brumi i drejtesise se deshtuar, qe po mbrojne me zell korrupsionin, mafien shtetroreqe na vjedh ne cdo dite, por jasteku i dosjeve paska gjume letrargjik, kjo na con ne pa shprese per te, e pushtetin qe kemi.

  3. SPAK sekuestron kompjuterat e dhëndrit të Berishës dhe Fatmir Bektashit.

    “Dhëndri i nongratës Jamarbër Malltezi është pronar me 35-50 % i 19 kullave në Tiranë me vetëm 39 mijë euro para të ligjshme që mund t’i investonte.

    Kullat i ka ngritur në pronën publike, ish Klubi Partizani, të cilën e tjetërsoi gjatë periudhës 2006-2009, me anë të vjehrrit, në atë kohë kryeministër”Ja lexoni kete njeriun e ndershem cfare ka bere me pushtetin o cecene te salihut

    1. Dhendri i Berishes, Berisha vete si dhe Bektashet pas tyre, te hetohen, arrestohen dhe denohen! Pa nje pa dy.

      Dhe bashke me to, gjithe felliqsirat maskarenj nen kryemonstren e korrupsionit Rama.

      Dhe meqe beni propoganden rampalliste si uturake te menderes se tyre qe jeni, fakti se shpelaheni me urinator deshmon cfare legenash jeni.

  4. Koment per tymnajen e selise te komitetit partise, me perpunim nga bodrumi i gestapos socialiste te maskuar, se ne te vertete jane krimbat herrie e kuqaleve qe kane mbetur e lehin nga stani i tyre, pa dokumentuar faktet, por thote ne prone shtetrore, pa ditur ish pronaret, flet me gjuhen e shpifjen e pionierit te Enverit, kondrabandistitBalla Stani qenerve kuqale kete pune ka, shpif e shpif, se mbetet dicka. Keshtu ne te gjitha bemat e qelbesirave flasin e sulmojne realitetin.Vete keta kodoshe kane pushtuar te tere vijen bregdetare, qe ngaSaranda ne Shengjin, e bejne sikur mbrojne pronaret. Keta bije bushtrash jane si ai hajduti qe kish vjedhur e qe po ndiqej, therrist,,,,Kapeni hajdutin.

    1. AUDIO-REGJISTRIMET: “Mos na bëj foto bashkë…”, zbulohet historia e fotos së Alma Kaçit në zyrën e Berishës, ka lidhje me skandalin Gjici

  5. Turpet e kesaj mazhorance mafioze nuk kane limit.

    Keshtu mbrojten edhe Tahirin por kur faktet e amerikaneve ju vendosen perpara Rames qe bente sikur nuk e dinte e bene te terhiqej.

  6. CUCI, I PA EMER, E DHA VERSIONIN SE QEVERIA E POLICIA PUNON. NA PASKAN VENE PERGJUES QE E DIKERKAN MAREDHENIES SE KESAJ PROSTITUTE RILINDASE, ME BERISHEN. E BEJNE, E SHPIFIN PER TE MBULUAR SKANDALIN GJICI TE RILINDJES DEGRADUAR. TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *