• |
ide | kryesore

Resorti në Drymades, Artan Gaçi: ‘Unë jam investitori strategjik’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, cilësohet si investitor strategjik. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, QKB, kjo kompani figuron në pronësi të shtetases amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.

“Bashkia Himarë ka detyrimin që brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “AGTTC Hotel Management” sh.p.k, me NUIS M11825022K, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.3/5, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, të ndryshuar, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë,” shkruhet në vendim.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme ngre shqetësime për konflikt interesi. Gaçi i tha BIRN se për këtë arsye ai kishte futur në mes kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’.

“Por, pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori,” shjegoi Gaçi. “Kam folur me shumë juristë për këtë,” shtoi ai, ndërsa pranoi se kompaninë e Tawni Lin Grzych-Sutton e ‘ka përzgjedhur ai.’

Sipas Gaçit, mes kompanisë së tij dhe “AGTTC Hotel Management” është bërë një kontratë, ku njëra do të bëjë investimin dhe tjetra menaxhimin.

BIRN kërkoi koment nga Këshilli i Ministrave përmes drejtorit të Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, nëse ky vendim ishte në konflikt interesi, por nuk mori një përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.

Kompania ‘AGTTC Hotel Management’ është regjistruar në QKB me 25 qershor 2021. Veprimet e regjistrimit janë bërë me prokurorë nga juristja Iris Erebara, e cila është gjithashtu juriste e kompanisë ‘AG.TTC’ Sh.p.k në pronësi të Artan Gaçit.

Gaçi këmbënguli se nuk kishte pse të penalizohej për të bërë biznes pse është bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se nuk e shihte si problem që kompanitë kishin të njëjtën juriste.

“Nuk ka lidhje, juristja ime Iris Erebare e ka asistuar kompaninë amerikane që të bëjë regjistrimin në QKB,” tha ai. “Nuk ka asnjë abuzim këtu, thjesht po vuaj pasojat që jam burri i ministres.”/Birn



12 Comments

  1. E meriton zocka se po “lufton” per te drejtat e ukraines. Shpirten po lene bashke me ramen.
    Zoti ju denofte te babezitur, se nuk njihni kufi. Jeni me keq se putini. Ordinera.

  2. Po cmerreni me peshq te vegjel. Merrunime peshkaqenin, te babeziturin, Edi Rama. Ai qe kur ishte kryebashkiak merrte 20%. Tani nuk ofendohet me 20%. Ka bere miliarda euro ne banka.

  3. Vodhi me tenderat gjate pandemise ( me firmen maqedonase te spekyakleve qe shiste dhe artiluj ushqimore per Shqiperine),tani leket e taksave te vjedhura behen hotel ne toke te vjedhur, per te vjedhur pushuesit gjate gjithe jetes.Bravo KOMBAJNA E RILINDJES,!

  4. Po vuan pasojat qe eshte burri i ministres dhe deputet i PS-se i shkreti. Po vuan perfitimin e trojeve me te mira te bregdetit falas.

  5. Bregdeti i jugut po behet me mut se ai i Durresit. Turp per Ramen, turp per qeverine.
    Nuk ka mbetur minister i qeverise pa marre vila ne bregdet, dhe te gjithe i kane me emrat e ndertuseve.
    Keta kane kaluar cdo lloj kufiri te abuzimeve

    1. Jam i lumtur qe popullit legen te bregdetit mos ti lene asgje. Ku eshte ky popull komunist luftetar antifashist?. Bythqira grekollacifacer.

  6. O shqiptare: a mund ta hiqni kete termin “Drimades”? Cfare eshte ky emer? Nga e pollet? Emri shqiptar i vendbanimit eshte “Dhërmi”. Drymades e quajne greket. Pse jeni kaq injorante sa beni lojen e grekut qe s’po le gje pa bere per te krijuar bindjen qe Bregu i Himares eshte i Greqise. Po injoranca s’ka brire. Ju as interesat e kombit s’dini te mbroni e pertoni edhe te vendosni, imagjino t’ju kerkosh juve te merrni armet per te mbrojtur vendin si ukrainasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *