• |
ide | kryesore

Minatorët protestojnë para parlamentit, kërkojnë miratimin e statusit

Lajme, Të fundit



Një grup protestuesish, pjesë e sindikatës së minatorëve, protestojnë sa herë ka seancë plenare duke kërkuar miratimin e statusit të minatorit.

Edhe pas miratimit të një ligji për rritjen e pensionit të tyre me 1 % për çdo vit pune nën tokë, minatorët vazhdojnë të jenë të pakënaqur duke kërkuar miratimin e statusit. Sipas tyre, ligji favorizon ata që marrin pensione minatori pa të drejtë.

Minatorët e cilësojnë ligjin lidhur me statusin e tyre si një pallavër politike që nuk i trajton me dinjitet dhe për  këtë arsye protestat e tyre do të vijojnë deri në marrjen e statusit.

Një tjetër kërkesë e tyre është hapja e dosjeve te minatorëve për të shmangur rastet abuzive ku me anë të falsifikimeve persona të caktuar kanë përfituar pension.



1 Comment

  1. Une e di qe Saliu qe kur qe ne Valias tha qe ju do te hani me luge floriri ,vetem rrini aty poshte ne greve.Nqs nuk eshte miratuar akoma statusi i minatorit shkoni dhe hyni prap ne greve urie se ndoshta Saliu kujtohet per ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *