• |
ide | kryesore

Shpërndanin drogë me “Facebook” dhe “WhatsApp”, pranga 4 shqiptarëve në Itali

Lajme


Policia e Torinos ka arritur të shpërbëjë një grup kriminal të trafikut të drogës prej 8 personash, mes të cilëve 4 ishin shtetas shqiptarë. Përmes një hetimi disamujor, karabinierët zbuluan se të ndaluarit shpërndanin lëndë narkotike në sajë të “Facebook” dhe rrjeteve të tjera sociale.

Sipas raportimeve të mediave italiane, droga shitej kryesisht në zonën e Vançillës, ku konsumatorët i përkisnin më së shumti grupmoshave të reja. Mes të arrestuarëve të tjerë, 3 ishin shtetas tunizanë ndërsa i katërti i shtetësisë italiane.

Të 8 të ndaluarit do të përballen me drejtësinë për akuzën e trafikut të drogës. Dy prej tyre përfunduan në burg, kurse për 6 të tjerët u dha masa e arrestit shtëpiak.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *