• |
ide | kryesore

2 vrasje dhe 1 plagosje/ Zbardhen arsyet e aksionit të RENEA-s në Elbasan

Lajme, Të fundit



Qyteti i Elbasanit është lakuar shpesh për kriminalitetin që vjen veçanërisht për shkak të përplasjeve me dy grupe kriminale. Për këtë shkak RENEA ka ushtruar kontrolle në dy zona të qytetit që përdoren si bastionet e dy grupeve Çela e Çapja.

Zv.drejtoresha e Përgjithshme e Policisë Aida Hajnaj përmendi se mes të arrestuarve është edhe Florenc Çapja, i dyshuar për vrasjen e Fadil Memës, një krim i ndodhur në vitin 2006. Ky i fundit jetonte duke shitur gazeta, dhe teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën.

Mes dhjetëra banesave apo edhe bizneseve që po kontrollohen aktualisht nga forcat e RENEA dhe forcat operacionale speciale janë edhe disa objekte të fisit Çapja ku janë ushtruar kontrolle. Por me gjithë kontrollet që zgjatën disa orë, policia nuk arriti të arrestojë dy të tjerë të dyshuar një ri me inicialet E.C dhe E.B të cilët rezultojnë se janë autorë të vrasjes së dyfishtë të Nezir Beqirit dhe të birit, Gentian Beqiri, ky i fundit një i dyshuar për vrasjen e Sokol Çapjas.

Kjo ngjarje ka ndodhur bë 15 gushtit 2012. Në atë kohë u ekzekutua në banesën e tij, Gentian Beqiri, i cili ishte i paralizuar dhe ruhej nga policia pasi ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie. I vdekur mbeti dhe babai i tij Nezir Beqiri, si pasojë e një infarkti.

Nga grupi rival Çela, policia ka rishpallur në kërkim të kërkuarin Suel Çela , i njohur me emrin tjetër Marjus Lulaj. Ai dyshohet se bashkë me një tjetër të afërm të tij Eldi Çelën i cili gjendet në burg për një vepër tjetër, të dy ata rezultojnë nga hetimet se janë autorë të një pengmarrje të kryer 6 vite më parë në qytetin e Elbasanit.

Çela kërkohet edhe për përplasjen me policinë me një mjet të blinduar në hyrje të tregut agro-ushqimor në maj të 2017-s. Për këtë rast i është komunikuar arresti edhe shtetasit me inicialet E.Ç., në ambientet e paraburgimit, pasi mbahet aty për një tjetër vepër penale.

Gjatë aksionit të zhvilluar me vendim gjykate u zbuluan përveç armëve edhe jelekë antiplumb, por edhe radiomarrëse policie dhe një telefon satelitor.©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *