• |
ide | kryesore

Kukësi bëhet qesharak, Çela ikën për 3 ndeshje: Devolli bëhet trajneri i katërt i bluve këtë sezon

F1, Sport



Mjaftuan tre humbje: me Tiranën dhe në dy transfertat me Skënderbeun e Teutën dhe Emiljano Çela dorëzohet. Trajneri që zëvendësoi në pankinë Stavri Nicën e kuptoi se do të fundosej bashkë me blutë. E atëherë, dorëheqje e pranuar pas 3 ndeshjesh në pankinë, të treja të humbura e në pankinë do të ulet Bledar Devolli.

Një histori tragji-komike në Kukës, që përpëliten në pamundësi për ti shpëtuar një verdikti që duket i shkruar. Veri lindorët shkarkuan Hallaçin pas katër ndeshjesh, pastaj duruan luhatjet e Nicës, që u dorëhoq dy herë përpara se ti pranonin të tretën dhe të merrnin Çelën. Ish-tekniku i Flamurtarit rezistoi tre ndeshje pastaj dha dorëheqjen si për një çështje të pashpresë. A thua se nuk e kishte kuptuar cfarë gjendje dhe situate kishte ekipi që po merrte.

Lexo më tej“Ç’mund të presësh nga lojtarë që zbresin nga avioni në fushë”: Kukësi në telashe, Nica nuk heq dorë

Tani në pankinë do të ulet Devolli. Një sfidë që tekniku gjirokastri e pranoi më tepër për kohën e gjatë që ka qendruar jashtë pankinave të Superiores, se vërtetë shpreson që mund të ndryshojë fatet e këtij sezoni. Kukësi është i fundit me 19 pikë dhe duhet një mrekulli që Devolli t’i sigurojë shpëtimin. Ndërkohë, gjirokastriti bëhet tekniku i katërt që merr Kukësin këtë sezon, një rekord në këtë sezon. Kukësi e nisi kampionatin me Hallaçin, drejtimin e mori Nica, pastaj Çela e tani është radha e teknikut Devolli. E këtu nuk llogaritet që disa ndeshje i drejtoi ndihmësi Oltion Kërnaja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *