• |
ide | kryesore

Vjedhësi i identitetit arrestohet: hiqej si Pirlo e mashtronte tregtarët

Sport


Të jesh vip, dihet, ka avantazhet e tij, edhe në biznes. E kështu një 48 vjecar nga Valenza ka vendosur të driblojë disa tregtarë, duke u hequr si Andrea Pirlo, duke porositur me telefon disa veshje të kushtueshëm e duke kërkuar për to edhe ulje. Pas disa mashtrimesh e një ankimi të lojtarit, personi është identifikuar nga policia dhe është denoncuar. Në ngarkesë të tij rëndojnë akuzat për mashtrim dhe marrje identiteti.

Sipas asaj që bën të ditur La Stampa, “Pirlo fals” telefononte dyqanet duke porositur veshje prej mijëra eurosh e duke i kërkuar madje edhe ulje. Bashkëpunëtorja e tij (edhe ajo e denoncuar) i jepte një dorë duke u hequr si mikeshë e ish-futbollistit të famshëm, duke tërhequr artikujt. Hetimi ka nisur menjëherë pas ankesës së bërë nga Andrea Pirlo, pasi mori një seri njoftimesh mbi blerje që nuk i kishte bërë kurrë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *