• |
ide | kryesore

Skandal me shifrat edhe në Vorë, kandidati i PS fiton me 100 vota më shumë se numri i votuesit

Lajme, Të fundit



Procesi i numërimit të votave ka nxjerrë në pah pasaktësi dhe manipulime në disa bashki të vendit.

Referuar të dhënave zyrtare të bëra të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shifrat për numrin e zgjedhësve nuk përkojnë me treguesit për votave të grumbulluara nga fituesit.

Pas bashkive të Lushnjës, Divjakës, të Malësisë së Madhe, të Urës Vajgurore, edhe në njësinë vendore të Vorës, kandidati i Partisë Socialiste, Agim Kajmaku, ka marrë më shumë vota nga numri i pjesëmarrësve në votim.

Në të dhënat e përpiluara në tabela nga KQZ, Kajmaku shpallet fitues me 6,208 vota, ndërkohë që numri i votuesve i bërë i ditur nga organi zgjedhor mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së votimit, ishte 6120.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *