• |
ide | kryesore

Romario, “feministi jobesnik”: dashuria e re është 31 vjet më e re

Sport



Romario da Souza Faria nuk është dalluar vetëm për karrierën e tij si futbollist por edhe për jetën intensive dashurore. Kohë më parë, sulmuesi brazilian ka rrëfyer se kishte bërë sekse me të dashurën e tij në dhomat e zhveshjes së Maracana: “Jam 100% jo besnik, më përcaktojnë feminist e kam arritur edhe të fle me tre femra të ndryshme në të njëjtën ditë”. Në moshën 53 vjecare, ish-kapiteni legjendar brazilian, ka tre martesa të dështuara, gjashtë fëmijë të njohur me katër gra të ndryshme e prej muajsh ka raport me një vajzë 31 vjet më të re se ai: një studente në Florianópolis (Brazil).

Emri i saj është Ana Karoline Nazário. Fotografët i kishin kapur në flagrancë në një plazh në Rio de Janeiro. E tani, vajza ka vendosur të mos e fshehë më dashurinë e saj për Romario, duke e bërë publike në Instagram: “Dashuri, asnjë në këtë jetë nuk ndodh rastësisht, ka gjithnjë një arsye, një arsye, një arsye … Personat hyjnë në jetët tona për ndonjë motiv e për të na mësuar dicka, e ti më mësove të dashuroj. Vetëm unë e di cfarë ndjej për ty! Një përzierje dashurie, krenarie e vullneti! ❤ “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *