• |
ide | kryesore

“Balla më ka dërguar mesazhe kërcënuese”, Malaj reagon pas nismës së PS për shkarkimin nga bordi i Bankës

Lajme, Të fundit

Anëtari i bordit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, ka reaguar pas lajmit të përhapur në media rreth një nisme të mazhorancës socialiste për mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij. Shkak për këtë vendim të socialistëve mendohet të jenë bërë qëndrimet publike të ish-ministrit të Financave, i cili ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Në një postim të publikuar së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Malaj thekson se nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional, ndërkohë që tregon disa nga shkaqet që, sipas tij, e kanë shtyrë mazhorancën drejt marrjes së vendimit të shkarkimit.

Ish-deputeti akuzon Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për dërgimin e  kërcënimeve paralajmëruese dhe të mesazhe me rekomandime partiake, shqetësime që janë protokolluar në mbledhjen e bordit të Bankës.

Malaj përmbyll reagimin e tij duke theksua se do të ngrejë padi individuale për secilin prej deputetëve që do të votojë pro shkarkimit.

Reagimi i plotë

E para dhe thelbesorja – vendit tim i kam sherbyer ne cdo kohe me integritet te larte, profesionalzem te thelle dhe dashuri te madhe.

-Te treja keto vertetetohen gjate pervojes 32 vjecare ne cdo angazhim, akademik, shoqerore dhe politik.

-Ju ka kam paralajmëruan qe u bene përpjekje maksimale për të mos me rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkrete do te flas fillimisht ne procesin e ballafaqimit parlamentar.

-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucionale.

-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.

-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit te nderhyrje se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësim është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.

-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,

Vetem profesionalisht me trishton.

-Veprimi i tyre është i pastër politike, sepse shkeljet etike materializohet me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatin te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.

-Sfiden e integriteti dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar edhe gjyqin partizan e kam te fituar moralisht, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?

Ky eshte thelbi I shqetesimit profesional.

Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne assistance juridike perpara se te shpifjen.

E fundit por me rëndësishme koleget ne PS e dine shume mire qe midis lirise dhe karrikeve kam zgjedhur dhe do te zgjedh lirine, sepse pa te nuk i sherbej dot vendit tim.

Dite te mbare, Arbeni.

5 Comments

    1. Ku jemi katandisur, Kryeminister skizofren, perdorues kokaine, mesues vizatimi me shkolle 3 vjecare , Kryetar grupi parlamentar dhe sekretar te pergjithshem i partise se mazhorances nje fshatar librazhdi daun me doktorature te vjedhur, kryetar i komisionit te ligjeve Ulqiu nga humbetirat e Dibres , kryetar kuvendi Gramozi me shkolle Partie ! Kopili nga Terpani qe qeveris Tiranen eshte me diplome fallco !
      ju dhjefsha Ridhjerjen!

  1. Eh po normale ti je pa shkolle me diplome fallco ku mer vesh ti nga Financa nga ekonomia mund te shkosh te maresh leksione nga prof dr Taulant TOYOTA.

  2. Eh mor Prof. Arben Malaj .Sot me shume se kurre ka vend te thuhet: Rane Malet dhe u ngriten Halet. Por kjo ndodhi dhe per fajin tuaj qe ju hapet rruge ketyre monstrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu