• |
ide | kryesore

Khedira i tepërt në Torino: gjermani, në Emirates, flirton me Arsenal

Sport



Ka mbërritur në fund aventura e Sami Khedira me Juventus. Ardhjet në mesfushën bardhezi të Adrien Rabiot e Aaron Ramsey kanë mbyllur hapësirat për mesfushorin gjerman, që nuk ka marrë pjesë në turneun aziatik dhe është në kërkim të një sistemimi të ri. Të dielën gjermani është shfaqur në Emirates Stadium në Londër, ku ka ndjekur sfidën Arsenal-Lyon: pikërisht Gunners mund të jenë skuadra e re e Khedira, por mbi të vazhdon i fortë edhe interesimi i Wolverhampton.

Khedira për momentin është i lidhur me Juventus me një kontratë deri në 2021, por nuk është e përjashtuar që në ditët e ardhshme palët të bien dakord për zgjidhjen e saj. Gjermani nuk bën pjesë në planet e teknikut Maurizio Sarri e në të ardhmen e tij mund të jetë Premier League. Arsenal është një hipotezë konkrete e në Londër do të gjente mikun e tij të madh Ozil, me të cilin ka fituar shumë trofe me fanellën e Gjermanisë e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *