• |
ide | kryesore

Taylor Swift nderohet me cmimin e ikonës ( VIDEO)

Paparazzi, Slider



Taylor Swift u nderua për herë të parë me çmimin e ikonës  në “Teens Choice Awards” 2019,

“Çmimi i Ikonës” jepej për herë të parë në edicioni e këtij viti të “Teens Choice” dhe Taylor u zgjodh si ikona e parë e këtyre çmimeve. Taylor mendoi që në fjalimin pranues të përpiqej t’i frymëzonte fansat e saj, duke e vënë theksin tek lufta që gjithësecili duhet të bëjë për të ngritur zërin e për të luftuar për të drejtën.

Në momentin që ju dha trofeu nga Alex Morgan, futbollistja kampione bote dhe një prej mikeve të këngëtares, ajo tha: “Diçka që do doja ta dija kur kam qenë adoleshente është se gabimet janë të pamshmangshme. Ndonjëherë mund të mendosh se nëse përpiqesh të marrësh në mënyrë perfekte çdo vendim, ndoshta nuk do të bësh gabime. Por është normale t’i bësh. Nëse tani që më degjoni, jeni duke menduar se keni bërë diçka të keqe, ose një gabim apo jeni të turpëruar nga diçka që ka ndodhur, është normale. Kjo do të ndodhë gjatë gjithë jetës. Askush nuk shpëton pa bërë disa hapa të gabuar, të gjithë do të kemi disa shenja. Ju lutem, tregohuni të mirë me veten tuaj dhe ngrijeni zërin për veten!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *