• |
ide | kryesore

Krim brenda familjes, burri vret gruan 43-vjeçare

Lajme


Një grua 43 vjeçare, shtetasja me iniciale Sh.R., është gjendur e vdekur në Pejë dhe si autor i dyshuar i krimit është i shoqi.

Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani”  në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrirë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më  1975 nga Gjakova”, konfirmohet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia së bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj. “Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i shtetit. Është shikuar vendi i ngjarjes”, shkruhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, burime brenda hetuesisë kanë bërë me dije se gruaja, anëtare e komunitetit rom, dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *