• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Del video e momentit të plagosjes në Pejë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pejë


Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje nga momenti i përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Pejës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bekim Berisha” ku siç shihet në videon e mëposhtme disa persona janë duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Në një moment njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe hapur zjarr dhe më pas është larguar me vrap. (Kujdes! Pamjet janë të rënda!)

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes apo identiteti i personave të përfshirë në sherr. Dihet se ata janë dy djem dhe babi i tyre. Mësohet se dy prej të plagosurve po marrin mjekim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, është shprehur se 3 personat e plagosur janë familjarë me njëri-tjetrin, ndërsa njofton se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tij ka nisur një aksion intensiv për kapjen e autorit. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. Pa u pastru gjyqësori prej mbeturinave të Klanit Mafioz “PRONTO”, nuk ka bereqet në këtë shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *