• |
ide | kryesore

“Provokacija” për Brnabic, gazetari shqiptar intervistë me bluzën “patriotike”

Lajme, Të fundit



Në vizitën e saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, është përballuar me një situatë të papëlqyeshme për të, ku nuk i ka shpëtuar mesazhit ironik të gazetarit shqiptar, Furkan Saliu.

Saliu kishte zgjedhur të vishte një bluzë ku mbante të stampuara figurat më të njohura të trojeve shqiptare, të shoqëruar me mbishkrimin: “sapo dolëm nga pylli”, duke iu referuar deklaratës fyese të mëhershme të Brnabic.

Gjatë një konference shtypi të mbajtur para disa muajsh në Beograd me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, ku u  fol mbi zhvillimet e fundit në raportet me Kosovën, Brnabic ka përdorur një fjalor stigmatizues ndaj shqiptarëvë duke thënë shprehimisht se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

Gazetari e ka pyetur kreun e ekzekutivit serb përse nuk po hapet pika kufitare Preshevë-Llojan, ndërkohë që Brnabic është përgjigjur se kjo mundësi po shqyrtohet. Brnabic nuk bëri asnjë koment lidhur me bluzën, ku ndodheshin ndër të tjera fotot e Nënë Terezës, Xherdan Shaqirit, Rita Orës, Bebe Rexhës dhe Majlinda Kelmendit.

 

 


3 Comments

  1. Ku jemi katandisur si komb qe te krenohemi me rita ora, bebe rexha&co lakuriqe. Keto jane personazhe nate, tek semaforet ose red districties neper bote, me flake te tjera turp per nje komb qe dikur ka qene me moral.Si nuk doli ndonje nobelist por me i sukseshmi nga ne eshte nje person qe shtyn sferen me kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *